Puna me yllin e Holliduvit, Leonardo DiCaprio nuk është aspak e tmerrshme, të paktën kështu shprehet për “The Huffington Post” asistentja e tij, Kasi Brown.
Brown me profesion aktore bashkëpunon me DiCaprion që në kohën e filmit “The Aviator”. “Unë dhe Leo bëjmë gjithnjë qejf në sheshxhirim, ai është shumë me këmbë në tokë dhe shumë i dashur me njerëzit. Ndonjëherë mendoj që me të duhet të kisha atë komunikimin, “po zotëri, si urdhëron zotëri”, por jo Leo e urren këtë gjë”, ka thënë Brown.
Ajo thotë se aktori është një njeri shumë i zgjuar dhe me njohuri të frikshme, sociale, kulturore dhe politike.