Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet arkitekti i këndit të lojërave te liqeni: Ja pse zgjodha të ndërtohet në mes të Parkut

2016/02/22 at 9:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet arkitekti i këndit të lojërave te liqeni: Ja pse zgjodha të ndërtohet në mes të Parkut

Arkitekti gjerman dhe një ndër ideuesit e Parkut të Lojërave për Fëmijë tek Liqeni Artificial, Peter Wilson, shpjegon për çfarë bëhet fjalë dhe pse ai zgjodhi vendodhjen në qendër të Parkut.

Ai thekson se parku do të jetë 50 përqind më i madh se tani, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit.

“Vendndodhja e tij është zgjedhja ime dhe unë jam ai që e ka zhvilluar panoramën e zgjeruar të këtij parku. Parku i Tiranës do të jetë më fantastiku që mund të imagjinoni. Ai do të jetë 50% më i madh se aktuali, do të ketë pjesë me ujë të freskët për njerëzit që do të ecin aty, do të ketë ambjente sportive dhe një urë përmes liqenit për njerëzit që duan të shkojnë tek ambientet sportive. Ashtu siç kemi bërë edhe këtu në Korçë, korsi për të vrapuar; dhe korsi për biçikleta”

Ai ka kërkuar një debat serioz dhe kritik në lidhje me ndërtimin e këndit të lojërve.

“Po unë jam arkitekti i këtij projekti skandaloz, por nuk është një projekt skandaloz. Është një projekt që i jep Tiranës një aset të jashtëzakonshëm. Mendoj se çfarë duhet për projektet e reja në qytete nuk është një publik kritik, por një publik kurioz, një publik që pyet çfarë është kjo apo çfarë mund të bëj këtu në të ardhmen që s’mund ta bëj tani”.

Ja çfarë thotë arkitekti gjerman në lidhje me debatet publike:

“Jam shumë i surprizuar që dëgjoj rreth gjithë këtyre diskutimeve në gazeta për Këndin e Lojërave për fëmije. Sipas meje, nuk mund ta imagjinoj se banorët e ndonjë qyteti mund të protestojnë kundër një këndi lojërash për fëmijë. Fëmijët janë e ardhmja. Nëse nuk mund të bëjmë gjë për fëmijët, për kë duhet të bëjmë gjëra? Dhe ka një çështje rreth vendndodhjes së këndit të lojërave. Këndi i lojërave për fëmijët është në mes të parkut. Ne nuk duam t’i vendosim fëmijët në një anë të parkut dhe t’i çojmë ata aty, a thua se ata janë të parëndësishëm. Fëmijët duhet të  jenë qendra e ambicies sonë dhe qendra e jetës sonë”.

Arkitekti thotë së është frymëzuar për ta bërë këtu parkun pikërisht prej asaj çfarë ofron aktualisht Liqeni Artificial, panoramë të mrekullueshme dhe një numër i madh njerëzish që zgjedhin atë për aktivitetet e tyre sportive.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Unë u surprizova shumë në Tiranë, kur një ditë u zgjova herët dhe pashë shumë njerëz që vraponin pranë parkut aktual të liqenit dhe mendoj se kjo është një kulturë shumë e shëndetshme ushtrimi këtu në Shqipëri. Ky numër kaq i lartë njerëzish që vrapojnë në mëngjes është shumë i pazakontë në qytete të tjera evropiane. Por mendoj si vendi i vetëm ku zhvillohen këto ushtrime fizike në këtë park, duhet zgjeruar mundësia për të dhënë më shumë korsi për vrap apo më shumë korsi për biçikletat”, tha Wilson në një intervistë për TVSH.

Ju sugjerojmë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

6 Qershor, 2025 10:18 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
Para
Vajza, ja pse nuk duhet t’i mbani më këmbët kryq

Vajza, ja pse nuk duhet t'i mbani më këmbët kryq

Skandali/ Greta Koçi ka shkelur të drejtën e autorit me këngën e re

Skandali/ Greta Koçi ka shkelur të drejtën e autorit me këngën e re

Kush ka faj për ndërtimin tek parku i liqenit?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
6 Qershor, 2025

Në banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë lënia ndezur e një pajisje elektrike....

Lexo më shumë

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit europian “Bread & Heart” (Bukë e Zemër). Ky event...

Lexo më shumë

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
6 Qershor, 2025

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat...

Lexo më shumë

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com