Partizani është mundur në kryeqytet nga skuadra e Flamurtarit me rezultatin minimal 0-1. Pas një ecurie pozitive prej 3 ndeshjesh me pikë të plota, të kuqtë ndalen në “Selam Stërmasi” me një gol të shënuar nga Hoxha në minutën e 25 të takimit.
Partizani tregoi dëshirë nga minuta e parë për të fituar takimin por në sulmet e saj skuadra ishte e paorganizuar dhe njëkohësisht konfuze. Gjithsesi nga kjo situatë përfituan miqtë nga Vlora të cilët u treguan cinikë për të marrë 3 pikët.
Flamurtari pas triumfit kundër Laçit merr një tjetër fitore e cila e konsolidon vendin e 3 në renditje. Vlonjatët në 8 takime kanë grumbulluar 15 pikë, 2 më pak se Kukësi i vendit të 2 dhe 4 më shumë se Partizani i vendit të 4-t.