Seanca parlamentare këtë të enjte është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje fizike.
Deputeti Flamur Noka vrapoi drejt ministrit Taulant Balla, por u ndal nga garda në momentin e fundit.
Situata përshkallëzoi teksa Balla po i drejtohej Nokës se është bërë qesharak.
“Lëre mor ti, lëre ti se je bërë qesharak komplet. Lëre të përgjigjet ai një herë të vetme mo vlla. Lëre një herë të vetme atë”, tha Balla.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së, pasi tentoi ta godasë Ballën edhe me një bidon uji gjatë përplasjes.
Në këtë moment, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali tha se Flamur Noka është i përjashtuar.
“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar”, tha Spiropali.