Emigrantët shqiptarë kanë mbushur sallën “Christmas Theater” në stadiumin Galatsi të Athinës për takimin me Kryeministrin Edi Rama.
Me këngë shqiptare dhe flamuj kuqezi ka nisur ky aktivitet. Këto janë pamjet nga brenda sallës ku do të mbajë fjalimin Kryeministri, të dërguara nga gazetari i Klan News Enkeld Xhangoli që ndjek vizitën e Kryeministrit në Athinë. Në këtë takim marrin pjesë rreth 5000-7000 shqiptarë.
Ndërkohë që pala greke ka marrë masa të forta sigurie për vizitën e Kryeministrit shqiptar, edhe pse është një vizitë private dhe nuk ka të parashikuar në axhendë takim me ndonjë zyrtar grek.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e deputetë, si dhe rreth 50 gazetarë.
Takimi do të nisë në orën 11:00 me kohën lokale me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy. Më pas do të vijojë me fjalimet e Elisa Spiropalit, Blendi Klosit dhe në fund Kryeministri Edi Rama.