Një vatër zjarri është riaktivizuar në Qafë Shtamë në territorin e Bashkisë Mat, që kufizohet me kampin e Qafë-Shtamës, pjesë e territorit të Krujës.
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të vënë flakët nën kontroll, deri më tani janë djegur mbi 20 hektarë pyje me ah shumëvjeçarë.
Po ashtu, situata vështirësohet edhe më shumë pasi zjarri është duke u favorizuar edhe nga era e fortë. Dyshohet se zajrri është i qëllimshë në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.
Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë. Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.