Mes kaosit tymit dhe flakëve, është miratuar në parim projektbuxheti për vitin 2024.
Mazhoranca kaloi projektbuxhetin brenda 5 minutave, i cili u miratua me 73 vota pro ndërsa menjëhere më pas kryeparlamentarja Nikolla mbylli seancën plenare.
Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike ata të cilët gjatë seancës së sotme kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.
I pranishëm në seancën e sotme ishte dhe kryeministri Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.