Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë

2025/02/26 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani: Evropa duhet të mbrohet vetë

Friedrich Merz, i cili ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pasi fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës, tha se Shteteve të Bashkuara “nuk u intereson shumë” fati i Evropës, siç është shprehur ai – dhe bëri thirrje që kontinenti evropian të organizojë urgjentisht aftësinë e tij mbrojtëse. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, komentet shënojnë një ndryshim të thellë në përqasjen e vendit me ekonominë më të madhe të Evropës.

Porta e Brandenburgut – dikur kufiri ndërmjet Berlinit lindor dhe perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë – u ndriçua të hënën në ngjyrën blu dhe të verdhë, duke shënuar përvjetorin e tretë të sulmit frontal të Rusisë në Ukrainë.

Rreziku nga Moska i dha formë sfondit të zgjedhjeve gjermane të dielën – të fituara nga demokristianët e qendrës së djathtë.

Juergen Harke ishte ndër pjesëmarrësit në tubimin përpara Portës së Brandenburgut.

“Shpresoj që qeveria e re do të vazhdojë të furnizojë me armë Ukrainën, se do të punojë së bashku me shtetet evropiane për të krijuar një kundërpeshë të madhe ndaj Rusisë – dhe tani edhe ndaj Trump-it”, thotë zoti Harke.

Nën drejtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pati një ndryshim dramatik në politikën amerikane ndaj Ukrainës, duke fajësuar së fundmi Kievin për fillimin e luftës. Uashingtoni ka thënë se siguria evropiane nuk është më përparësi.

Pas fitores në zgjedhjet gjermane të së dielës, udhëheqësi i demokristianëve, Friedrich Merz, tha se administratës së Presidentit Trump, “nuk i intereson shumë fati i Evropës”, siç u shpreh ai.

“Është e qartë se ne evropianët tani duhet të jemi në gjendje të veprojmë me shumë shpejtësi dhe se duhet të organizojmë gjithashtu aftësitë tona mbrojtëse me shumë shpejtësi“, tha ai.

Zoti Merz është një mbështetës i fortë i lidhjeve transatlantike dhe komentet e tij shënojnë një ndryshim sizmik për Gjermaninë dhe Evropën, thotë analisti Mattia Nelles.

“Ne, si Gjermani, jemi të tronditur dhe krejtësisht të papërgatitur për fundin e Pax Americana-s, dhënien fund të ofrimit të sigurisë për Evropën nga Amerika. Dhe ne tani e gjejmë veten në një pozicion të vështirë për të kryer një tranzicion nga SHBA-të, si garantuesi kryesor i sigurisë, drejt një përqasjeje të drejtuar më shumë nga evropianët. Jo vetëm për Ukrainën, por për organizimin e vetë mbrojtjes sonë. Por Merz ka thënë se është i gatshëm të udhëheqë në këtë drejtim, dhe le të shohim nëse jemi në gjendje ta shtojmë angazhimin”, thotë analisti Nelles.

A mund ta përballojë Evropa që të paguajë për mbrojtjen e saj? Zoti Merz do të duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij për çështjet fiskale, thotë analistja Liana Fix.

“Ai mund të bjerë dakord për t’iu bashkuar borxhit të përbashkët në nivel evropian, që është urryer gjithnjë nga konservatorët. Dhe ai mund të pranojë sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse, gjë që nuk është bërë deri më tani, por duhet të bëhet së shpejti. Ai ka folur për nevojën që Britania dhe Franca të zgjerojnë ombrellën [e sigurisë] bërthamore për të përfshirë Gjermaninë, si një zgjidhje e mundshme”, thotë analistja Fix.

Demokristianët nuk kanë shumicën. Zoti Merz ka përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me partinë e së djathtës së skajshme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me një rekord prej 20.8% në votimin e së dielës. Qëndrimi i partive centriste, që refuzojnë të bashkëpunojnë me AfD-në, është kritikuar ashpër nga Uashingtoni.

“Ne e konsiderojmë këtë bllokadë si jodemokratike. Nuk mund të përjashtoni vetiu miliona votues”, thotë Alice Weidel, drejtuese në Partinë Alternativa për Gjermaninë.

Në vend të kësaj, zoti Merz do të fillojë bisedimet e koalicionit me socialdemokratët e Kancelarit në largim Olaf Scholz.

Përveç shpenzimeve të mbrojtjes, ulja e emigracionit dhe rritja e ekonomisë në vështirësi të Gjermanisë ka të ngjarë të dominojnë diskutimet./VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Rumani: Arrestohet ish-kandidati presidencial Georgescu

Rumani: Arrestohet ish-kandidati presidencial Georgescu

Shtëpia e Bardhë do të përzgjedh gazetarët që raportojnë për të

Shtëpia e Bardhë do të përzgjedh gazetarët që raportojnë për të

Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?

Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com