Këngëtarja Aurela Gaçe nëpërmjet një statusi ka zbuluar ‘sekretin’ se kush e pikasi fillimisht talentin e fituesit të The Voice of Albania, Tirin.
Aurela shkruan se për herë të parë e ka dëgjuar nga i ndjeri Dr. Flori i cili i kishte thënë se do të këndonte me një djalë shumë të talentuar. “Dhe nëse sot do ishte gjallë do t’më telefononte dhe do të më thoshte: ‘hë e dëgjon?’, shton Aurela.
“Emrin e Tirit e kam dëgjuar për herë të parë nga Dr. Flori . Më thoshte se do të këndonte me një djalë shuuuumë të talentuar. Dhe mbasi e nxori këngën më tha ” hë e dëgjove çfarë zëri “? E unë e fiksova portretin e Tirit. E pashë vjet në Këngën Magjike me Bon Bon band dhe u kujtova se e njihja…
Sot zgjohem me lajmin e bukur se ai doli fitimtar në The Voice of Albania bashkë me Trainerin fitimtar Sidrit Bejleri.