Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon deri në 12 vjet burg

2023/01/05 at 5:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon deri në 12 vjet burg

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri në 12 vjet burg në një rast që aleatët e tij e shohin si ndëshkim politik për punën e tij për të drejtat e njeriut.

60-vjeçari, i cili bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna”, është një nga qindra aktivistët bjellorusë që u burgosën gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare që shpërthyen në verën e vitit 2020.

Zoti Byalyatski, i cili në tetor ndau Çmimin Nobel për Paqe me grupin rus të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, u arrestua në vitin 2021 së bashku me dy bashkëpunëtorë të organizatës “Viasna”.

Treshja përballet me dënime nga shtatë deri në 12 vjet burg për akuzat e financimit të protestave dhe kontrabandës së parave. Zoti Byalyatski nuk i ka komentuar publikisht akuzat dhe avokatit të tij i është ndaluar të zbulojë informacione për rastin.

Pamjet televizive nga salla e gjyqit treguan tre të pandehuerit të ulur në stola brenda një kafazi metalik, të lidhur me pranga dhe në heshtje ndërsa nisi procesi.

Një aktivist i katërt i të drejtave të njeriut, që u largua nga Bjellorusia, po gjykohet në mungesë për të njëjtën çështje.

Organizata “Viasna” tha në rrjetin social “Twitter” se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht në vend të rusishtes dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Byalyatskit për një përkthyes. Gjyqi gjithashtu nuk mori në shqyrtim kërkesën për heqjen e prangave.

Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda.

Organizata “Viasna” luajti një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë të cilët u burgosën gjatë protestave masive që nisën kur udhëheqësi, Alexander Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, pretendoi fitoren në zgjedhjet e vitit 2020.

“Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut ‘Viasna’ për viktimat e persekutimit me motive politike”, u shpreh grupi përmes një deklarate.

Byalyatski dhe kolegët e tij konsiderohen si “të burgosur politikë” nga aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut. Ata thonë se në burgjet e Bjellorusisë mbahen rreth 1,500 të burgosur politikë.

Sipas tyre, që nga viti 2020, rreth 50,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, ose pse kanë kritikuar autoritetet./ VOA

Ju sugjerojmë

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

16 Shtator, 2025 8:02 pm
Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
Bota

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

16 Shtator, 2025 7:44 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16 Shtator, 2025 6:51 pm
Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave
Bota

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

16 Shtator, 2025 6:37 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
Para
Rama: Ambicia jonë që Durrësi të jetë nyja e qarkullimit tregtar me Perëndimin

Krahasohet ende me qeverinë “Berisha”, Rama: Në vitin 2022 kemi ulje të vrasjeve

PSG, Messi rinovon brenda muajit janar

PSG, Messi rinovon brenda muajit janar

“I janë vërsulur pasurive publike”,Berisha:Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij

Berisha: Të moshuarën e dhunojnë dhe i vjedhin 10 mijë euro, policia nuk reagon

TE FUNDIT

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për Bashkimin Europian dhe aspiratën e Shqipërisë që të integrohet në union përpara studentëve në...

Lexo më shumë

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
16 Shtator, 2025

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka thënë të martën se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, mblidhen nesër përfaqësuesit e PS në Këshillin Bashkiak

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
16 Shtator, 2025

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i...

Lexo më shumë

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gaza
16 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka konfirmuar fillimin e ofensivës tokësore në Qytetin e Gazës. Pas urdhrit nga qeveria, trupat izraelite "kanë zgjeruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com