Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fitorja e kombëtares, Berisha: Stadiumi ndëshkoi Ramën, përçarësin e kombit

2023/10/13 at 12:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitorja e kombëtares, Berisha: Stadiumi ndëshkoi Ramën, përçarësin e kombit

Akuzat e ndërsjella të partive politike shqiptare nuk mund t’i ndalojë as dhe një fitore e shkëlqyer e kombëtares shqiptare ndaj Çekisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha i vetmi person që nuk u gëzua nga fitorja e Shqipërisë mbrëmjen e djshme ishte kreu i qeverisë Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama është personi i cili do përçarjen e shqiptarëve.

“Nuk mund të fillohet ky takim me ju pa një urim shumë të veçantë për kombëtaren tonë, ekipin në tërësi, golëshënuesit e mbrëmshëm Seferin dhe Asanin, me golat e tyre fantastikë, trajnerin, i cili po e ngjit këtë skuadër, këtë ekip kombëtar në nivelet më të larta. Magjia e këtij trajneri është pothuaj reale. Silvinjo është shkrirë në një me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë. Ndeshja në vlerësimin tim modest, ishte më e bukura e kombëtares tonë që unë kam parë ndonjëherë. Por nuk ishte vetëm fusha, nuk ishin vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e fansave nën himnin e kënduar nga Shkurte Fejza, po pati momente po kaq pikante sa edhe vetë golat. Sa edhe vetë himni. Ju e patë, aq sa ishte të themi lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, por aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit, i cili nxinte sterrë. Ju jeni dëshmitarë se si rrinte si në gjemba. Si tiran, pa duartrokitur njëherë ekipin. Sepse shihte ato. Përçarësi i kombit. Se ç’ndodhi më pas mes tij dhe Dukës, atë jeni gazetarë dhe investigojeni, por unë them se ajo ishte përgjigjja më e merituar që i dhanë një përçarësi, që edhe ditën e ndeshjes, në prag të samitit të Procesit të Berlinit, shfrytëzoi parlamentin për një fjalim koprolalik, kundër udhëheqjes politike të Kosovës, si vëllai i Vuçiçit, siç thotë ai, apo të themi Pashiqi shqipfolës apo argati i Beogradit, siç e quan PD. Të gjithë zhvillimet në arenën ‘Air Albania’ janë një simfoni madhështore e një suksesi, që unë e quaj të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë, që janë absolutisht, janë tifozët më patriotë, më të civilizuar, më të qytetëruar, më të zjarrtë, më të përkushtuar të Europës. Dhe nëse një ditë, dhe do jetë një ditë, që kombëtarja jonë do dalë kampionë e Europës, unë them se tifozët tanë që sot janë kampionë të Europës”,-tha Berisha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
Sport

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

3 Korrik, 2025 11:29 am
I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
Kronikë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

3 Korrik, 2025 11:21 am
“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
Aktualitet

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

3 Korrik, 2025 11:12 am
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Rajoni

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

3 Korrik, 2025 11:09 am
“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..
Aktualitet

“Institucionet të raportonin deri në qershor”/ Sula: Opozita të bëjë kallëzim ndaj..

3 Korrik, 2025 11:03 am
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

Identifikohet drejtuesi i “Audi Q8″, ishte i shpallur në kërkim për…

3 Korrik, 2025 10:59 am
Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj
Aktualitet

Leskaj-Spiropalit: Nuk i ke shërbyer Kuvendit, njerëzit s’janë budallenj

3 Korrik, 2025 10:46 am
Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë
Sport

Humbi jetën në aksident, futbollisti i Liverpoolit u martua një javë më parë

3 Korrik, 2025 10:42 am
Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..
Aktualitet

Debate për zjarrin në Elbasan /Spiropali i mbyll mikrofonin deputetes: Mos abuzoni..

3 Korrik, 2025 10:34 am
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë
Bota

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë e Lituaninë

3 Korrik, 2025 10:22 am
Para
A do zhvillojë opozita protestë ditën e Samitit të Berlinit në Tiranë? Përgjigjet Berisha

A do zhvillojë opozita protestë ditën e Samitit të Berlinit në Tiranë? Përgjigjet Berisha

Hamasi: 13 pengje të mbajtura në Gaza janë vrarë nga raketat e Izraelit

Hamasi: 13 pengje të mbajtura në Gaza janë vrarë nga raketat e Izraelit

Sulm me thikë në një shkollë të Francës, një mësues i vdekur dhe disa të plagosur

Sulm me thikë në një shkollë të Francës, një mësues i vdekur dhe disa të plagosur

TE FUNDIT

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë

Lamborginit i shpërtheu goma, arsyeja pse Diogo Jota dhe i vëllai ndërruan jetë
3 Korrik, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të futbollistit të Liverpoolit se Diogo Jota në një aksident me...

Lexo më shumë

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim

I morën paratë duke e kanosur me armë zjarri/ Një në pranga, 3 në kërkim
3 Korrik, 2025

Dyshohet se i morën një shumë parash një shtetasi në Durrës, duke e kanosur me armë zjarri, identifikohen 4 shtetas....

Lexo më shumë

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

“Stok” detyrash në Kuvend, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë
3 Korrik, 2025

Nis prezantimi i Raportit të Këshillit të Integrimit në Kuvend. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ritheksoi se pengesa e vetme...

Lexo më shumë

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
3 Korrik, 2025

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koci ka sjellë në ambientet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com