Besimtarët shqiptarë myslimanë kremtuan sot Bajramin duke falur Namazin në një situatë të pazakontë për shkak të pandemisë.
Sheshi Skënderbej dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombti nuk u mbushën me besimtarë këtë të dielë. Ndryshe nga tradita, falja u bë në xhami dhe jo në sheshe dhe sipas protokolleve të sigurisë. Megjithatë në disa qytete xhamitë u mbipopullun dhe besimtarët u desh të falnin Namazin jashtë tyre.
Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit, rituali vazhdon me prerjen e kurbanit duke vijuar me urimet. Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Namazi i Bajramit është detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Profeti Muhammed i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.
Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, deri sa të arrijë në zenit. /Opinion.al