Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firot kosovare Kuqezi/ Rudi Vata frikëson: Fadil Vokrri po lëviz gurët

2016/07/30 at 1:10 AM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Firot kosovare Kuqezi/ Rudi Vata frikëson: Fadil Vokrri po lëviz gurët

Në rrëfimin e tij të gjatë Rudi Vata nuk mund të mos komentonte situatën në Kombëtare, si një ish-kapiten i saj për shumë vite. Mbrojtësi, i cili ka veshur fanellën kuqezi në 60 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 5 gola, mendon se nga Kombëtarja do të largohen disa lojtarë kosovarë.


Nuk e shikoj të shëndetshme për futbollin shqiptar këtë situatë, kur disa prej lojtarësh kosovarë që janë pjesë e Kombëtares sonë do të largohen. Tashmë jemi në një moment ku ka disa enigma. Po flitet shumë për trajnerin, por jo vetëm. Në gjykimin tim, disa prej lojtarësh, të cilët kanë qenë deri më tani pjesë e Shqipërisë, do të zgjedhin Kosovën. Nuk mendoj se do të jetë vetëm një lojtar. Këtu futen të pakënaqurit, por ka edhe nga ata futbollistë që bëjnë llogari.

Gjithsesi, kjo situatë ka për të krijuar një hendek në ekipin Kombëtar, pasi nëse prishet disi baza e grupit, do të jetë e vështirë për ta ndërtuar prapë. Nëse ikën De Biazi, do të jetë akoma edhe më problem. Por, ky është futbolli dhe duhet të presim e të shohim. Jam i sigurt që do të ketë firo dhe shoh që kanë nisur të bëhen llogaritë.

Politika e Federatës së Kosovës do të jetë për të ndërtuar një skuadër më të fortë se Shqipëria dhe për këtë kam bindje. Fadil Vokrri ka një emër të madh në futboll dhe tani si president i FFK-së, ka për të luajtur të gjithë gurët për të marrë lojtarët e Shqipërisë dhe Zvicrës. Mirëpo, të njëjtën gjë do të bëj edhe Armand Duka. Kosova i ka të gjitha mundësitë për të bërë një Kombëtare të fortë, sepse ka lojtarë shumë cilësorë në disa vende”, ka thënë fillimisht Vata

Eliminatoret

I pyetur nëse kjo çështje mund të ketë një ndikim negativ në prag të eliminatoreve të Botërorit, ish-kapiteni kuqezi e lidh gjithçka me qëndrimin e trajnerit De Biazi. “Varet si do të menaxhohet situata, por besoj se nëse vazhdon të jetë trajner De Biazi edhe në eliminatoret e Botërorit, atëherë skuadra do ta ketë edhe më të lehtë.

Me De Biazin trajner mund të mbyllen gjërat më shpejt, ndërsa me një tjetër në pankinë, do të ketë probleme. Ardhja e një stafi të ri do të krijonte shumë situata enigmatike. Megjithatë, do të kemi një Kombëtare ndryshe, kjo është e sigurt. Cana do të largohet dhe ai që ka për ta zëvendësuar duhet të jetë në imazhin e Lorikut. Normalisht nëse ikin edhe dy-tre të tjerë do të ketë një situatë tjetër”, është shprehur ish-kapiteni i kuqezinjve.

Sugjeron Trashin

Vata i sugjeron De Biazit, mesfushorin e Partizanit, Lorenc Trashi. “Futbolli është i bukur edhe kur ka ndryshime, kështu që nëse do të jetë një trajner tjetër, unë, për shembull, do të kisha dëshirë të shikoja në Kombëtare ndonjë lojtar si Trashi i Partizanit. Nuk mendoj që ky emër ka më pak vlera se një lojtar si Lenjani. Ndoshta tani mund të mos jetë në nivelet e tij, por nuk është se nuk mundet për t’u bërë si ai. Janë dy-tre lojtarë të kampionatit shqiptar që bëjnë kilometra të tëra në një ndeshje, kështu që mund t’u jepet shansi në Kombëtare”.

JORGIS MEMO



Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Para
Ja 7 ish-lojtarë që kanë nevojë urgjente për tu dobësuar

Ja 7 ish-lojtarë që kanë nevojë urgjente për tu dobësuar

Turqia anulon 49,000 pasaporta të qytetarëve

Turqia anulon 49,000 pasaporta të qytetarëve

Prekëse, binjakët e ngjitur puthen pas lindjes

Prekëse, binjakët e ngjitur puthen pas lindjes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
20 Nëntor, 2025

Forcat e Armatosura janë angazhuar në Novoselë për t’u përgjigjur situatës së rënduar nga përmbytjet., Efektivët e ushtrisë kanë nisur...

Lexo më shumë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e kishte nënshkruar projektligjin që urdhëron publikimin e dosjes së ish-financierit abuzues, Jeffrey Epstein,...

Lexo më shumë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku shkon në Kryeministri
20 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shkuar në kryeministri, pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga...

Lexo më shumë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
20 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com