Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firmosi për shembjen e Teatrit, sqarohet Elia Zaharia Zogu: Teatrin e degraduan për 30 vite, tani politika fut përçarje mes artistësh

2018/07/08 at 10:24 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Firmosi për shembjen e Teatrit, sqarohet Elia Zaharia Zogu: Teatrin e degraduan për 30 vite, tani politika fut përçarje mes artistësh

Me titullin “Teatri i Keqkuptimeve”, Elia Zaharia Zogu, vajza e aktores Yllka Mujo, ka reaguar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale lidhur me debatin që shkaktoi firma e saj në peticionin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.


Teksa nënvizon se “askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtarisë artistike në kushtet aktuale”, Elia thotë: “Sot degjoj shumë zëra intelektualësh të respektuar që dalin në mbrojtje të godinës së teatrit, dhe sinqerisht kjo më prek shumë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, teatri ka vëmendjen që ka merituar gjithmonë! Të njëjtën vëmendje kanë merituar edhe artistët e mëdhenj që i kanë dhënë kësaj godine kuptim dhe histori”.

Shkrimi i plotë i Elia Zaharia Zogu, bashkëshortja e Princit Leka

Teatri i Keqkuptimeve

Ata që më njohin e njohin gjithashtu shumë mirë ndjeshmërinë time absolute ndaj ndërtesave historike, qofshin këto institucione apo shtëpi e vila private.

Në kohën e dabatit të ashpër për prishjen e piramidës, une ndjeja keqardhje për të gjitha herët që si femijë rrëshkisja në faqet e saj të mermerta. I përkas një brezi që nuk e lidh godinën me motivacionet fillestare të ndërtimit. Edhe sot kur e shoh pyes veten përse të mos rikonceptohet kjo ndërtesë si një qendër Pompidou, ku artistët bashkëkohorë të shprehen në forma alternative, të organizohen ekspozita, performanca, të ketë një bibliotekë të integruar etj. Dëshiroj të theksoj këtu që bashkëshorti im, Princ Leka ka mendim kategorikisht të kundërt me mua për piramidën, por fatmirësisht në familjen tonë ka demokraci dhe secili mund të shprehë lirshëm mendimin e tij.

Ai apo ajo që mendon se nuk më dhemb akoma më shumë Teatri Kombëtar, me siguri nuk e di që une kam qënë në atë skenë përpara se të vij në jetë. Mamaja ime interpretonte Natën e Dymbëdhjetë të Shekspirit me mua shtatzënë. E gjithë fëmijëria ime lidhet me atë ndërtesë, me atë skenë. Kur shoqet e mia luanin në sheshet përpara pallateve, unë luaja në oborrin e atij teatri. Pikërisht magjia e asaj skene dhe e asaj atmosfere më ushqyen endrën e jetës sime për tu bërë aktore. Ajo godinë e cila nuk u ndërtua për ti mbijetuar viteve, prapseprapë i mbijetoi duke i dhënë vendit art dhe dritë në kohët e tij më të zymta. Në atë skenë vite më vonë kam marrë emocione të pazëvendësueshme si artiste. Sigurisht që teatri është magji, dhe ajo skenë që ka mbajtur kolosët e artit shqiptar e mbart këtë magji.

Cështja e Teatrit Kombëtar është sigurisht shumë e ndjeshme për çdo qytetar, por kryesisht për artistët që performojnë në të. Këtu nuk flas për ndërtesën si trashëgimi kulturore e cila padyshim i përket çdo shqiptari, por për kushtet e punës, funksionalitetin dhe kapacitetet që kjo godinë ka për të ofruar sot. Askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtarisë artistike në kushtet aktuale. Në pothuajse tre dekada lënie në harresë, artistët dhe publiku artdashës nuk e kane braktisur kurrë, por i kanë dhënë shpirt një ndërtese të lënë në agoni.

Sot degjoj shumë zëra intelektualësh të respektuar që dalin në mbrojtje të godinës së teatrit, dhe sinqerisht kjo më prek shumë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, teatri ka vëmendjen që ka merituar gjithmonë! Të njëjtën vëmendje kanë merituar edhe artistët e mëdhenj që i kanë dhënë kësaj godine kuptim dhe histori. Edhe ata kanë merituar të punojnë e krijojnë në kushte njerëzore, të vlerësohen konkretisht për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Publiku i ka duartrokitur nga zemra, ndërkohë që shëndeti i tyre degradonte nga mungesa totale e kujdesit për ta! Disa prej tyre ndërruan jetë pasi nuk patën mundësi të përballojnë shpenzimet e kurimeve, pas një jete dedikim në Teatrin Kombëtar!

Sigurisht idealja do kish qënë që i gjithë ky debat të mos kishte nevojë për protesta, për akuza e kundërakuza, por për tavolina të rrumbullakëta, si ajo e Mbretit Artur, ku të gjitha palët të ishin të barabarta në të drejtën e tyre legjitime për të diskutuar mbi të ardhmen e ndertesës dhe institucionit.

Unë personalisht kam qënë gjithmonë pro dialogut, kjo është natyra ime, pasi ende besoj se dialogu është e vetmja rrugë drejt zgjidhjes përfundimtare të problemeve të një shoqërie.

Pas disa muajsh këto tryeza të përbashkëta filluan të organizohen dhe unë së bashku me shumë kolegë shprehëm entuziazmin tonë që më në fund palët u ulën dhe filluan të kërkonin bashkarisht zgjidhjen e problemit.

Debati për të ardhmen e Teatrit Kombëtar, i cili zgjat prej disa muajsh tashmë, herë na ka bashkuar e herë na ka vendosur në kahe të kundërt, ose është interpretuar si i tillë për shkak të mosinformimit apo nxitimit.

Një moment entuziast për mua ishte takimi mes bashkisë dhe tre kolegëve të nderuar të cilët ishin deleguar për të filluar negociatat, bashkëbisedimet konstruktive në emër të komunitetit. Pasi u lajmërua një bazë e shëndetshme për fillimin e negociatave, ku artistëve iu premtua që asnjë centimetër nuk do të prekej nga sipërfaqja e teatrit dhe ai do të rindertohej në territorin aktual, ku gjithashtu u fol për dy përfaqësues nga komuniteti të cilët do të ndiqnin zhvillimet e mëtejshme, pasi bashkia u zotua të kërkonte modifikimet e duhura në interes të teatrit nga projekti i propozuar, ( ketu mund pse jo të diskutohej integrimi apo ruajtja e pjesëve identifikuese si fasada apo rindërtimi i skenës sipas modelit të saj aktual), atehëre u duk një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit.

Vetëm atëherë, kolegu ynë Artan Imami përpiloi një letër të hapur në të cilën shprehu mbështetjen për këtë marreveshje si edhe nevojën e një Teatri të Ri Kombëtar, duke vënë theksin mbi mosprekjen e territorit. Asnjë rresht në letrën e tij të hapur nuk përmend shembjen e teatrit, por nevojën imediate për një teatër të ri dinjitoz me parametra europianë, për nga kapacitetet dhe funksionaliteti. Kjo kërkesë mëse legjitime vjen nga një komunitet i cili për dekada me rradhë është braktisur dhe lënë të bëjë art në kushte të papranueshme. Unë padyshim si artiste dhe artdashëse e mbështes këtë nevojë, pa patur nevojë të firmos asnjë peticion, siç disa u nxituan të më akuzojnë, pasi mbështes jo vetëm të kaluarën e ndritur që e ka shkruar trashëgiminë artistike me gërma ari, por edhe të ardhmen e brishtë të artistëve shqiptarë. Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane në një teatër dinjitoz kombëtar. Do dëshiroja që komuniteti artistik të krijonte në teknologji moderne, të ecte paralel me vëndet e zhvilluara. Nëse është e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në « me ne ose kundra nesh », nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithe jemi teatri!

Për ata që përmendën Mbretin Zog, po i siguroj për një gjë, nëse Shqipëria do të ishte Mbretëri, ai Teatër Kombëtar nuk do kishte degraduar kurrë në atë pikë. Dhe sigurisht do ishin ndërtuar shumë të rinj me parametrat e kohës, kështu regjisorët do kishin mundësi të zgjidhnin sallat në funksion të dramaturgjisë. Unë vetë kam patur rast të shoh në një botim të kohës, një projekt të Mbretërisë për Teatrin Kombëtar. Bëhej fjalë për një ndërtesë madhështore pranë Kishës Katolike në rrugën e Kavajës. Por fati vendosi një tjetër rrugë të mundimshme për këtë vend!

Pyetja që unë shtroj sot për të gjithë artistët e brezit të ri është, a do të mundemi ne ti japim shpresë dhe dritë vendit tonë? A do mundemi ne të bëjmë atë që bënë paraardhësit tanë? Të frymëzojme! Sigurisht jo duke luftuar njëri tjetrin! Miq artistë, politikat shkojnë e vijnë, ne kemi njëri tjetrin dhe do vazhdojmë të krijojmë e punojmë bashkë. Ndaj ju lutem mos pranoni përçarjen dhe armiqësinë, por të gjithë bashkë për ti dhënë vendit art dhe dashuri!

 

 

Etiketa: debati per shembjenelia zaharia zoguteatri kombetar


Ju sugjerojmë

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
Kronikë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

12 Dhjetor, 2025 9:11 am
Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
Bota

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

12 Dhjetor, 2025 8:08 am
Para
Fasulet çojnë në burg doganierët e Korçës

Fasulet çojnë në burg doganierët e Korçës

“Perendia të më japë forcë”, Neymar shfaqet i dërrmuar pas humbjes së Brazilit

"Perendia të më japë forcë", Neymar shfaqet i dërrmuar pas humbjes së Brazilit

Ngjarja në Dhërmi, dëshmitari i shkruan Berishës: Kemi parë tmerr me sy, plumba dhe gjak. Policia po fsheh ngjarjen

Ngjarja në Dhërmi, dëshmitari i shkruan Berishës: Kemi parë tmerr me sy, plumba dhe gjak. Policia po fsheh ngjarjen
















TE FUNDIT

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
12 Dhjetor, 2025

Ukraina është i gatshëm të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas. Kështu shkruan Le Monde, duke cituar...

Lexo më shumë

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
12 Dhjetor, 2025

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit, presioni mbi EBU Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka...

Lexo më shumë

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
12 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 5 janar, ora 09:00 gjyqin paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve....

Lexo më shumë

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
12 Dhjetor, 2025

Në GJKKO po zhvillohet seanca për gjyqin paraprak të dosjes Veliaj. Avokati Artan Gërmenji ka kërkuar sërish që Erion Veliaj të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com