Ish-kryeministri i Britanisë, Toni Bler, i nxitur edhe nga peticioni për një referendum të dytë, i cili do të votonte kundër atij të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, nuk e përjashton që kjo të ndodhë.
Deri tani firmat e kanë kaluar shifrën e 3 milionëve dhe Parlamenti është i detyruar ta diskutojë kërkesën.
“Siç po shoh, unë nuk e kuptoj sesi do të bëhet një referendum i dytë në këto momente, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë. Nuk është e pamundur që të kemi një referendum të dytë, por tani nuk e kuptoj mekanizmin sesi do të bëhet”, tha Bler për “BBC”. /360 grade