Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firma, hotel, vilë dhe miliona euro: Pasuria e Milan Radojçiç në Serbi

2023/10/10 at 12:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
Firma, hotel, vilë dhe miliona euro: Pasuria e Milan Radojçiç në Serbi

Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit, e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radojçiçit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë.

Radojçiç, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë e asaj prone me biznesmenin Zvonko Vesellinoviç nga veriu i Kosovës dhe vëllanë e tij Zharkon.

Kompanitë që operojnë nga ta fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022, sipas raporteve financiare të analizuara nga REL.

Janë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin me qytetet në Serbi dhe ndërmarrje të ndryshme publike.

Vetëm tri ditë pas sulmit të armatosur në veri të Kosovës, kompania e tyre mori përsipër edhe ndërtimin e një ure në afërsi të Kralevës, në vlerë të rreth një milion euro.

Qeveria e Serbisë dhe ministria kompetente deri në publikimin e tekstit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it se mbi çfarë baze kompanitë e Radojçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviç fituan tenderët.

Nuk ka përgjigje as në pyetjen nëse ndërpritet bashkëpunimi me shtetin pasi Radojçiçi u identifikua si organizator i sulmit në Banjska.

Kompanitë në pronësi të Vesellinoviçit dhe Radojçiçit nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me operacionet dhe asetet.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili u cilësua si akt terrorist në Prishtinë, autoritetet kosovare e lidhën Millan Radojçiçin me aktivitete kriminale.

Për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Vesellinoviçi.

Por Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve të Kosovës.

Sulmi në Banjskë nuk trajtohet si terrorizëm dhe Radojçiçi nuk akuzohet për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në procedurë para Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Ndër krimet e dyshuara janë shkaktimi i rrezikut publik dhe mbajtja pa leje e armëve.

Beogradi zyrtar ka vendosur edhe të mos i zbatojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj Radojçiçit dhe Vesellinoviçit, sepse për këtë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

Ata u futën në listën e zezë të SHBA në dhjetor 2021 për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion.

Millan Radojçiç, së bashku me Zvonkon dhe Zharko Vesellinoviçin, zyrtarisht është regjistruar me emrin e tij si pronar i një kompanie – “Inkop” nga Quprija në Serbinë qendrore.

“Inkop” si kompani amë, zotëron edhe katër kompani tjera që zhvillojnë aktiviteteve të ndryshme – nga ndërtimi, menaxhimi i hoteleve, deri te trafiku.

Pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e këtyre pesë kompanive kapin vlerën e së paku 38 milionë eurove, sipas raporteve financiare për vitin 2022, të disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

Ndërtimi i rrugëve është biznesi më fitimprurës

Ndër kompanitë e Radojçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviç, më fitimprurësja është “Inkop”, makineritë e së cilës ndërtuan rrugë në disa lokacione në Serbi.
“Inkop” fitoi rreth 17.4 milionë euro në vitin 2022.

Në atë kompani, Millan Radojçiç dhe Zvonko Vesellinoviç kanë secili nga 40 për qind, ndërsa Zharko Vesellinoviç ka 20 për qind.

Sipas raporteve financiare të analizuara nga REL-i, pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet e “Inkop”-it vitin e kaluar kapin vlerën e rreth 10 milionë eurove.

Ajo kompani së bashku me pronarët e saj është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, meqenëse nuk janë të detyrueshme për Serbinë, “Inkop” funksionon pa pengesa.

Ndër projektet e hulumtuara më parë nga REL-i, dallohet ndërtimi i rrugës nga Pozharevaci në Golupec në lindje të Serbisë.

Aty, në shkurt të vitit 2022, shteti dha pëlqimin që kompania “Inkop” të ishte një nga nënkontraktorët e kompanisë kineze “Shandong”, për të cilën REL ka shkruar më parë. Punimet ende janë duke vazhduar.

Vila me pishinë pranë stadiumit të Zvezdës

Muret e larta, kamerat dhe rojet e sigurisë fshehin një vilë prej gati 500 metrash katrorë në një zonë elitare të Beogradit nga sytë e publikut.

Një vilë me pishinë dhe një truall me 15 ari pranë stadiumit të futbollit Cërvena Zvezda janë në pronësi të kompanisë “Inkop”.

Çmimi mesatar për metër katror për shtëpitë në atë komunë të Beogradit është rreth katër mijë euro, bazuar në të dhënat e Agjencisë për patundshmëri për vitin 2023.

Kjo do të thotë se vila në pronësi të Radojçiçit dhe vëllezërve Vesellinoviç do të kushtonte së paku dy milionë euro në treg.

Kontratë me shtetin pas sulmit në Banjskë

Tri ditë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, kompania “Novi Pazar-put”, pronarët përfundimtarë të së cilës janë Millan Radojçiç dhe vëllezërit Vesellinoviq, kanë marrë një punë nga shteti.

Kompania publike “Putevi Srbije”(Rrugët e Serbisë) më 27 shtator ia besoi asaj ndërmarrjeje ndërtimin e urës në Adrane afër Kralevës, me vlerë rreth një milion euro.

REL-i pyeti kompaninë publike “Putevi Srbije”pse ia besoi punën kompanisë “Novi Pazar-put” dhe nëse vendimi është rishqyrtuar pas sulmit të armatosur në Banjskë të organizuar nga Radojçiçi. Ata u përgjigjën se Ligji për Prokurimin Publik “nuk parasheh rishikimin e vendimit për dhënie të kontratës” në atë rast.

Ata shprehen gjithashtu se “nuk ka rëndësi se kush është pronari i kompanisë që merr pjesë në prokurimet publike”.

“Novi Pazar-put” është në pronësi të “Inkop”-it, gjegjësisht Radojçiçit dhe Vesellinoviçit, që nga janari i vitit 2020.

Edhe ajo kompani është nën sanksionet amerikane porse merr kontrata nga shteti i Serbisë.

Ajo mori kontrata për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në disa qytete dhe komuna në Serbinë jugperëndimore.

Vitin e kaluar, në vitin 2022, fitimet e kompanisë ishin rreth 6.5 milionë euro. Pasuria e saj kap vlerën e 10.6 milionë eurove.

Sipas dokumenteve të analizuara më parë nga REL-i, “Novi Pazar-put” u shfaq edhe si nënkontraktues për punimet në autostradën e shpejtë nga Iverk në Llajkovac në Serbinë qendrore, e cila po ndërtohet nga Shandong e Kinës.

Hoteli luksoz në Kopaonik funksionon pa licencë

Në qendër të Kopaonikut, resortit më të madh të skiimit në Serbi, në fund të një prej pistave, tërheq vëmendjen logoja e një ujku të zi në një prej hoteleve.

Hoteli në fjalë është “Grey”, i cilësuar në faqen e internetit si “i pajisur në mënyrë luksoze, me pesë yje”, me dhjetëra dhoma dhe suita, një pishinë, një qendër SPA dhe një restorant.

Pronar i objektit dhe parcelës me 25 ari është kompania “DollyBell” me seli në Beograd – e cila po ashtu ka për kompani amë “Inkop”-in.

Kjo do të thotë se pronarët e vërtetë të hotelit janë Millan Radojçiç dhe vëllezërit Vesellinoviç.

Kompania që menaxhon hotelin në Kopaonik, sipas raporteve financiare për vitin 2022, ka asete me vlerë rreth 16 milionë euro – në pasuri të paluajtshme dhe pajisje.

Raporti tregon, gjithashtu, se kompania ka raportuar një humbje prej rreth 700 mijë eurosh vitin e kaluar.

Në fotot e hotel “Grey” shihet se ndërtesa është e lartë disa kate dhe se ka pasur mbindërtime.

Mirëpo, kadastra nuk i njeh sipërfaqet katrore të hotelit.

Domethënë, në të dhënat kadastrale të disponueshme publikisht, thuhet se sipërfaqja e objektit “nuk është e regjistruar”, dhe se nuk ka leje për shfrytëzim.

Sipas ligjit, hoteli nuk do të mund të funksiononte pa një leje përdorimi.

Megjithatë, hoteli funksionon që nga janari 2016, sipas raporteve të mediave nga hapja zyrtare, si dhe fotove nga profili i hotelit në Instagram.

As kompania “DollyBell”, as Ministria e Ndërtimit, deri në publikimin e tekstit, nuk janë përgjigjur për REL-in se si funksionon hoteli pa leje përdorimi.

Hoteli ka edhe një tarracë, e cila sipas fotografive dhe pamjeve satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë, ndodhet në tokë shtetërore.

Nga raportet financiare të kompanisë që drejton hotelin, REL-i nuk ka mundur të përcaktojë nëse e paguajnë qiranë shtetërore për tokën për tarracën e hotelit dhe sa.

As nga “DollyBell” nuk i janë përgjigjur as asaj pyetjeje dhe as si reagojnë ndaj akuzave të autoriteteve kosovare për qëndrimin në hotel të grupit të armatosur të organizuar nga Radojçiçi.

Kosova pretendon se sulmuesit nga Banjska ishin në hotelin e Radojçiçit.

Autoritetet e Kosovës pohojnë se Radojçiçi dhe një grup i armatosur kanë shfrytëzuar hotelin “Grey” para sulmit në Banjskë dhe si dëshmi të këtij pretendimi kanë publikuar pamjet nga një dron, i cili dyshohet se është sekuestruar në një operacion policor.

Në atë kohë, Kosova publikoi gjithashtu pretendime se Radojçiçi përdorte objektet e Ushtrisë Serbe për trajnimin e sulmuesve, të cilat autoritetet në Beograd i mohuan.

Megjithatë, ata nuk i komentuan pretendimet për grupin e armatosur në pronën e Radojçiçit.

“Ajo që Radojçiçi bën në pronën private nuk është punë e Forcave të Armatosura të Serbisë”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilloviç, më 2 tetor.

Restoranti “Grey” në qendër të Mitrovicës së Veriut në Kosovë ndan të njëjtin emër dhe logon e ujkut të zi me hotelin në Kopaonik.

Ai restorant është i regjistruar në regjistrin tregtar të Serbisë, si pronë e Ema Radojçiçit, gruas së Millan Radojçiçit.

Restoranti “Grey” në Mitrovicën e Veriut është kontrolluar nga policia e Kosovës në ditët pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Në atë aksion të policisë së Kosovës është kontrolluar edhe vila e Radojçiçit në liqenin e Ujmanit, e cila më pas është sekuestruar nga autoritetet.

Ministri i Policisë së Kosovës Xhelal Sveçla, së bashku me pamjet e vilës, ka deklaruar në Facebook se “nën petkun e mbrojtësve”, Radojçiçi dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë. Konfiskimin e asaj pasurie e ka komentuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka vlerësuar se Radojçiçi “gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të tij” dhe se “e ka ditur se do t’i vidhet prona në Kosovë”.

“Ata mendojnë se e kritikuan atë me atë pasuri. Ai tregoi se – e shihni, ajo pasuri nuk do të thotë asgjë për mua, nëse familja ime dhe populli im nuk kanë liri”, tha Vuçiç në televizionin Happy më 2 tetor.

Presidenti serb e cilësoi si “pafytyrësi” synimin e autoriteteve të Kosovës për ta kthyer vilën e Radojçiçit në Ujman në stacion policor të lumit.

Vitet e fundit, Radojçiç dhe vëllezërit Vesellinoviç kanë marrë nën kontroll edhe dy kompani të tjera shtetërore të falimentuara në Serbi.

Njëra është “Betonjerka Aleksinac”, një kompani dikur e mbi-borxhuar nga jugu i Serbisë, të cilën kompania e tyre “Inkop” e bleu në tetor të vitit 2019.

E me pronarët e rinj, gjatë viteve në vijim, “Betonjerka” lidh kontrata të majme me shtetin dhe të ardhurat e kompanisë filluan të rriten.

Kjo kompani është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së nga dhjetori 2021.

Vitin e kaluar, 2022, “Betonjerka” e mbylli me fitim mbi 750 mijë euro.

Pasuria e saj kap vlerën e 1.3 milion eurove.

“Betonjerka” ishte në grupin e kompanive që kontraktuan punë bashkërisht me kompaninë shtetërore “Elektrodistribucija Srbije”, tregon analiza e REL-it.

Puna e tyre e fundit është ajo e marrë në fillim të shtatorit 2023 – ndërtimi i shtyllave për linjat e energjisë elektrike në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Në dhjetor 2022, “Inkop” bleu edhe kompaninë shtetërore “Velmortrans-plus” nga Quprija.

Ishte një kompani e trafikut urban që përfundoi në falimentim dhe “Inkop” e bleu për rreth gjysmë milioni euro, pra gjysmën e vlerës së parashikuar.

Kështu Radojçiçi dhe vëllezërit Vesellinoviç u bënë pronarë të aseteve të çmuara të kompanisë pranë autostradës Beograd-Nish, ndër të cilat janë stacioni i autobusëve në qytetin e Quprisë dhe më shumë se dy hektarë tokë.

Kush janë Radojçiç dhe Vesellinoviç?

Në publikun serb, Radojçiç dhe Vesellinoviç prezantohen si partnerë biznesi, biznesmenë me origjinë nga Kosova.

Deri në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës, Radojçiçi ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partia udhëheqëse e serbëve nga Kosova, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kur ai e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në një letër publike më 29 shtator, ai gjithashtu njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e tij në Listën Serbe.

Edhe para kësaj, Radojçiç ishte në arrati nga autoritetet e Kosovës, por për shkak të akuzave për korrupsion.

Ministri i Policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Prokuroria e Kosovës i lidh Vesellinoviçin dhe Radojçiçin me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Ata përmendeshin si organizatorë të dyshuar të grupit kriminal, por ndaj tyre nuk u ngrit asnjë akuzë pasi në atë moment ishin në arrati.

Ligji i Kosovës nuk lejon ngritjen e aktakuzave kundër të arratisurve, përveç nëse ata janë hetuar më parë.

Lista Serbe i hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj Radojçiçit, ndërsa Radojçiçi foli edhe për rastin Ivanoviç, duke thënë se ai “nuk ishte miku më i ngushtë” i Oliver Ivanoviçit, por se ai “nuk ishte vrasës” dhe “nuk kishte lidhje me vrasjen” e politikanit.

Në dhjetor të vitit 2021, duke komentuar vendimin e SHBA-së për listën e zezë të Radojçiçit dhe Vesellinoviçit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritetet kompetente do të hetojnë gjithçka nëse ka “disa akuza serioze”.

Në muajt pas kësaj deklarate, opinioni në Serbi nuk mësoi nëse akuzat ishin hetuar dhe as Qeveria dhe Presidenca nuk iu përgjigjën kësaj pyetjeje Radios Evropa e Lirë.

Millan Radojçiç u shfaq në tubime zyrtare, përkrah Aleksandër Vuçiçit.

Në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilin shpjegohen sanksionet, thuhet se Zvonko Vesellinoviç është lider i një grupi të organizuar kriminal, se Radojçiçi është zëvendësi i tij dhe se ata janë të përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti.

Sipas raportit, grupi kriminal është i përfshirë në kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në skemën korruptive përmenden edhe politikanët, të cilët Vesellinoviçi dyshohet se i ka ndihmuar në fushatën zgjedhore dhe në këmbim do ta “shpërblejnë me kontratat më të mira të infrastrukturës”.

Nuk specifikohet për cilët politikanë bëhet fjalë.

Krahas SHBA-së, Radojçiçi dhe Vesellinoviçi janë nën sanksione edhe nga Britania e Madhe nga viti 2022 për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Ndërkohë që nuk ka pasoja në Serbi, sanksionet janë ligjërisht të detyrueshme për kompanitë dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë, të cilëve u ndalohet të bëjnë biznes me persona nga lista e zezë./ REL




Ju sugjerojmë

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025 2:22 pm
Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit
Aktualitet

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

5 Qershor, 2025 2:20 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Kronikë

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

5 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë
Kryesore

Kurban Bajrami, KMSH mesazh besimtarëve: Sa më shumë paqe, bashkim dhe shpresë

5 Qershor, 2025 1:55 pm
Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s
Aktualitet

Vengu në Bruksel, takim me Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s

5 Qershor, 2025 1:53 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

5 Qershor, 2025 1:48 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

5 Qershor, 2025 1:27 pm
Para
Rama nxjerr pamje nga punimet e rrugës së Dukagjinit: Iu vjen në ndihmë banorëve dhe turistëve

Rama nxjerr pamje nga punimet e rrugës së Dukagjinit: Iu vjen në ndihmë banorëve dhe turistëve

Leja për betimin e Fredi Belerit, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën

Leja për betimin e Fredi Belerit, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën

“Apartamente, dyqane e biznes”, sekuestrohen 3 mln euro pasuri. Të ardhura nga krimi

“Apartamente, dyqane e biznes”, sekuestrohen 3 mln euro pasuri. Të ardhura nga krimi
















TE FUNDIT

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
5 Qershor, 2025

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të PD-AMSH Ilir Alimehmeti pas vendimit që ka marrë Komisioni i Ankimimeve dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
5 Qershor, 2025

Një 36-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë në Klos, pasi u kap nga blutë teksa po priste...

Lexo më shumë

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë sekuestruar pasuri në vlerën e 500 mijë eurove, të një shtetasi të dënuar...

Lexo më shumë

Bloomberg: Trump i kërkon Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Media prestigjioze amerikane “Bloomberg” shkruan se administrata e Presidentit Donald Trump i ka kërkuar Serbisë dhe vendeve të tjera të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com