Financial Times e sheh vitin 2016-të, si fundin e qeverisjes të gjatë të Agela Merkel si kancelare.
Duartrokitjet janë dëshmi se pozita e saj është e sigurt përkundër presioneve pas arritjes në Gjermani të 1 milion refugjatëve gjatë vitit 2015. Por Merkel ka premtuar se sivjet do ta zvogëlojë valën e refugjatëve.
Zvogëlimi sipas të gjitha gjasave do të jetë i pamundur dhe në vend të mrekullimit për kurajo dhe të moralit prej lideri të kancelares, do të ketë pasiguri dhe pakënaqësi, thuhet në artikullin e FT.