Astrologia Krisanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka treguar se si do të jenë shanset në jetën tonë ekonomike.
Kalogjeri thotë se në datën 3 dhe 4 Tetor do të duhet të jemi të kujdesshëm përsa i përket financave tona pasi do të kemi mjaft shanse, por duhet të jemi me këmbë në tokë.
Krisanthi Kalogjeri: Në datat 3 dhe 4, e premte dhe e shtunë, në përgjithësi në fundin e javës duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi atje janë vërtetë shanse, por mënyra se si ne do t’i vlerësojmë, të jemi sa më afër realitetit, të dimë se deri ku kemi mundësinë të mos bëjmë lëvizje të gabuara që do të na nxjerrin jashtë kufijve.
Astrologia Kalogjeri ka treguar se klima e kësaj jave do të jetë e njëjtë për të gjitha shenjat e horoskopit.
Krisanthi Kalogjeri: Do të idealizojmë situata, personat që do të takojmë, premtimet që do ta na japin, pra të mbajmë shportë të vogël dhe me këmbë sa më afër realitetit. Shanse me risk dhe sa më afër realitetit dhe sa më mirë t’i vlerësojmë situatat, aq më mirë do të na shkojnë gjërat. Kjo është klima e javës për të gjitha shenjat dhe jemi të gjithë të ndikuar këtë javë.
Nervozimi i brendshëm mund t’i shoqërojë shenjat e horoskopit përgjatë kësaj jave, ndaj dhe astrologia Krisanthi këshillon të gjithë të kenë kujdes me fjalët.
Krisanthi Kalogjeri: Kemi një javë me shumë shanse, por këto shanse, përmbajnë një dozë të madhe risku. Iniciativat që do të marrim, vendosin një pjesë të jetës, të aktivitetit dhe të marrëdhënies tonë në një rrisk dhe mënyra se si do të reagojmë ne ndaj këtyre shanseve, do të ketë një mbivlerësim të situatës nga ajo realja.
Sot kujdes se si përdorni fjalën. Çfarë themi dhe kujdes, do të jemi një çikë të nevrikosur. Një çikë nervozizmi, nganjëherë të brendshëm e nganjëherë ngaqë kemi një nervozizëm të brendshëm, fjala mund të na shkasë lehtë dhe mund të jetë e ashpër dhe ndonjëherë fjala vret më shumë se një shpullë./tvklan.al