Filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk arriti të marr trofeun si “filmi më i mirë i shkurtër” në OSCAR. “Shok” bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë, i regjisorit Jamie Donoughue ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.
Në fakt sipas mediave ndërkombëtare dhe shumë kritikëve “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fort i favoritit të sivjetmë “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.
Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.