Filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar, në kategorinë e filmave të huaj.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë përmes një postimi në rrjete sociale.
Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë Uji”.
“Më datë 17.09.2024, ora 10:00, në ambjentet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences’ 2025.
Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë ‘Pikë Uji’, regjia Robert BUDINA.
Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike ERA FILM për filmin ‘Pikë Uji’ si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR”.
QKK i uron suksese regjisorit Robert Budina dhe producentes Sabina Kodra”, shkruan QKK.