Para pak minutash ka filluar kongresi i 41-t në Asamblenë e Përgjithshme të UEFA-s.
Pas katër viteve UEFA ka mbledhur të gjithë për të zgjedhur anëtarin e ri të bordit të cilët do të shërbejnë në 55 federatat kombëtare.
Vlen të përmendet se protagonisti kryesor i këtij takimi është Armand Duka i cili është në garë për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Të pranishëm janë edhe dy krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.