Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fijet e folklorit dhe artizanati në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

2023/06/29 at 9:41 PM
në kulture, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fijet e folklorit dhe artizanati në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

Në Kalanë e Gjirokastrës, skena e Festivalit Folklorik Kombëtar Edicioni i 11, kësaj here ka marrë një vëmendje të veçantë. Së largu shndërrit plot ngjyrë, nga pranë ajo është e gjallë, vallzon me tingujt e muzikës, fryn lehtë me erën e të lejon të shohësh përtej në sfondin madhështor të kësaj kalaje.

Skena është “qendisur” me dorë, fije për fije ashtu siç qendisen kostumet tradicionale të folklorit Shqiptar. Me kilometra fije shumëngjyrëshe, saktesisht rreth 20km, e punuar nga mbi 15 artizanë Shqiptarë për plot 10 ditë.

“Fijet e Folklorit” e quan Skenografia Ina Lisi, e cila ka konceptuar këtë skenografi të lidhur thellësisht me trashëgiminë kulturore. Herë si një tezgjah, një qylym në endje, herë si një detaj i veshjeve tradicionale e herë si telat e një instrumenti muzikor skenografia mbart shumë ngjyrime metaforike. Një tezgjah i madh i folklorit, ku në dukje mbizotëron e kuqja,ngjyra jonë kombëtare por mijëra fije të tjera ngjyrosen me ngjyrat e veshjeve të krahinave të ndryshme. Një gjetje vizuale e cila ka ndryshuar perceptimin për Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër si një event madhështor që nuk i përket vetëm të shkuarër por të tashmes e të ardhmes, një kartolinë për t’u krenuar. Por gjetja më e madhe qëndron në mënyrën se si jepet mesazhi i ruajtjes së dijebërjes së shumë aspekteve të artizanatit, qendisja, thurja, apo luajtja me lahutë.

“Dëshira ime ishte të krijija një skenë e cila nuk ka vetëm funskion vizual, por që mbart një mesazh të fortë”, shprehet skenografja. Ndërkohë një sfidë ishte ndërveprimi me skenografinë ekzistuese që gjendet në atë arenë të hershme të folkut, kupola e festivalit vepër e skenografit/piktorit Ilia Xhokaxhi, kthyer tashmë ne ikonë të festivalit ndër vite.

“Ideja e fijeve ka ardhur gjithnjë duke patur parasysh skenën ekzistuese, unë doja të krijoja një dialog midis dy skulpturave/skenografive,që është njëkohësisht një dialog midis dy kohëve të ndryshme, dy materialeve, dy kooloriteve. Skena ekzistuese shërben si një mbështetje, si një folé për “Fijet e Folkorit”, skena e re fle brenda të vjetrës,por dhe del jashtë saj me shpërthimin dhe karakterin e saj. Mendoj që ky vallëzim midis tyrë është gjithashtu kuptimplot në raport me mardhënien që e reja ka me të kaluarën”, shprehet Ina Lisi .

Për këtë skenografi ka pununuar një ekip i përbërë nga rreth 35 persona, gjithashtu vlen për t’u theksuar se pas një procesi të gjatë përzgjedhje, është ftuar në skuadër edhe një specialiste e strukturave të fijeve, Ines Esnal. Realizimi është kryer nga Kube Studios, një agjensi kreative në Tiranë.

Etiketa: festivali folklorikskena

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
22 vite në SHBA, shqiptari: Jeta në Amerikë si dita me natën me Shqipërinë

22 vite në SHBA, shqiptari: Jeta në Amerikë si dita me natën me Shqipërinë

Madonna del nga spitali, si është gjendja e saj shëndetësore?

Madonna del nga spitali, si është gjendja e saj shëndetësore?

Tirana pret Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej më 30 Qershor

Tirana pret Enrique Iglesias në Sheshin Skënderbej më 30 Qershor

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com