Ekipet shqiptare kanë transferuar në skuadrat e tjera 128 lojtarë deri më 2 Shtator.
Të dhënat e publikuara nga FIFA tregojnë se ky është numri më i lartë i marrëveshjeve të mbyllura për Shqipërinë për periudhën e verës në 5 vitet e fundit.
Për këto lëvizje klubet shqiptare kanë përfituar thuajse 2 milion e gjysmë Dollarë, shumë kjo disa herë më e lartë se ato të përfituara në hapësirat e fundit të verës.
Lëvizjet më të bujshme ishin ato të Magguette Gueye nga Partizani dhe Alen Sherrit e Melih Ibrahimoglu nga Egnatia.
Në anën tjetër 68 futbollistë janë afruar te skuadrat shqiptare sipas sistemit të FIFA-s, por që nuk ka publikuar sa para janë shpenzuar.
Në rang botëror 11 mijë ishin lëvizjet, numri më i madh në vitet e fundit. Por kjo nuk është reflektuar te shuma e shpenzuar.
Klubet janë treguar më të përmbajtur duke nxjerrë nga arkat 6 miliardë e 460 milionë Dollarë, thuajse 1 miliard më pak se 1 vit më parë.