Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fieri pa raporte lindjeje, drejtori: Mos u merrni me gjëra kot

2022/10/21 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fieri pa raporte lindjeje, drejtori: Mos u merrni me gjëra kot

Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” trajtoi problemin e mungesës së raporteve modelare në konsultorin e Gruas në Lushnje, sepse nuk i kishte sjellë ISSH Fier.


Pasi “Stop” zgjidhi problemin e Lushnjes, shumë qytetarë denoncuan mungesën e këtyre raporteve edhe në Fier. Një qytetare thotë se kishte marrë lejen e lindjes në Prill 2022 dhe nuk merr raportet nga Korriku deri më sot.

Denoncuesja: Jam një qytetare nga Fieri. Në muajin Prill 2021 kam marrë lejen e lindjes dhe nga muaji Prill deri në Korrik jam pajisur me lejen e lindjes, por nga Korriku e deri më sot, ne nuk kemi marrë më raporte sepse mungojnë. Kemi shkuar tek Konsultori i Gruas, atje na thonë që mungojnë, do të vijnë këtë javë, do të vijnë në fund të muajit, me shpresën se do të vijnë një ditë. Kanë kaluar 3 muaj që nuk kanë ardhur akoma.

Gazetarja: Për pasojë, ju keni 3 muaj që nuk e keni përfituar lejen e lindjes?

Denoncuesja: Po, prandaj ju drejtova emisionit tuaj që të gjej një zgjidhje.

Për këtë problematikë, “Stop” interesohet tek Qendra Shëndetsore nr. 2 Fier dhe Konsultori i Fëmijës. Atje thonë se nuk kanë patur raporte modelare, por me ngritjen e problemit nga ana e emisionit “Stop” ato erdhën për një vit.

Gazetarja: Më ka ardhur një ankesë nga nënat e reja që janë bërë me fëmijë. Nga Korriku e deri më sot, disa nëna më ankohen se nuk kanë tërhequr raportin e lejes së lindjes dhe për këtë arsye nuk ka marrë pagesën mujore, keni informacion?

Personeli mjekësor: Po, ka pasur mungesë.

Gazetarja: Ju kanë thëën arsyen pse ka pasur mumgesë apo…?

Personeli mjekësor: Ne bëjmë kërkesë në drejtorinë tonë. Arsyeja pastaj nuk është pjesa jonë. I kemi marrë tani, aktualisht kemi raporte, poi  shpërndajmë.

Gazetarja: T’i shikoj pak të lutem?

Personeli mjekësor: Ndryshe nga mjeku i familjes nuk e jep online.

Gazetarja: Keni një databazë të të gjithë nënave që kanë pasur këtë problematikë?

Personali mjekësor: Të gjitha nënat që kanë pasur mungesë Korriku dhe Gushti, ne kemi marrë kartelat dhe i kemi lajmëruar që të vijnë t’i marrin dhe aktualisht mund të jenë shumë pak nëna që nuk kanë ardhur që t’i marrin.

Gazetarja: Këtë bllokun këtu deri në çfarë periudhe e keni në gjendje?

Personeli mjekësor: 1-vjeçare normalisht kur bëjmë tërheqjen.

Në mungesë të drejtorit, Sekretarja e ISSH Fier thotë se nuk është personi kompetent për të sqaruar situatën.

Gazetarja: Para disa kohësh, “Stop” trajtoi rastin e mungesës së fletëve modelare Lushnje, raport lindjeje. Por çfarë ndodhi? Pasi u ngrit shqetësimi tek emisionin investigativ “Stop”, Fieri i solli disa flete Lushnjes dhe u zgjidh problem. Tani, duke qenë se ju si Fier i dhatë fleta Lushnjes, tani ngelët vetë pa fleta sepse kam ankesë.

Sekretarja: Unë nuk di të të them më shumë.

Gazetarja: Më thuaj një përgjegjës ose drejtorin.

Sekretarja: Do të përpiqem që të komunikoj pastaj. Mirupafshim.

Gazetarja: Duke qenë se nuk është drejtori, ti je sekretarja e drejtorit. E vure në dijeni?

Sekretarja: Po, e vura në dijeni.

Gazetarja: Do të flasë kush këtu?

Sekretarja: Janë vajzat lart dhe po presin. Unë nuk jam personi kompetent për të të sqaruar.

Gazetarja: Të hipi unë lart?

Sekretarja: Duhet të vinë ato poshtë ndoshta.

Gazetarja: Po më sill pra një person poshtë?

Sekretarja: Po nuk mund t’i detyroj unë se po më vë në pozitë.

“Stop” foli me Drejtorin e ISSH, Xhevit Bushaj, i cili nuk pranoi asnjë shkelje për mos pajisje me raporte modelare, gjë që përgënjeshtrohet nga punonjësit e Qendrës Shëndetsore.

Gazetarja: Pse kanë qenë në mungesë zotëri 2-3 muaj?

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Nuk kanë qenë në mungesë asnjë ditë!

Gazetarja: Jeni i sigurtë?

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Kush ka pasur nevojë, ka ardhur e ka marrë. Më dëgjo tani! Kush ka ardhur, ka patur nevojë.

Gazetarja: O shoku drejtor, nuk jemi punonjësit e tu ne.

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Shumë mirë! Edhe unë këtë po ju them.

Gazetarja: Nuk ke pse bërtet se je dhe titullar. Ke një qendër shëndetësore këtu tek 2-shi në Fier që nuk ishte e pajisur me modelar.

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Në asnjë mënyrë! Ato ia fut kot ti, jo unë! Kush ka patur kërkesë, ka marrë.

Gazetarja: Tani më thuaj arsyen e mungesës.

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Kemi gjendje në magazinë sa të duash. Shiko gjendjen në magazinë!

Gazetarja: Tani, mos më thuaj gjendjen e magazinës, shpërndaji ndonjëherë kur të kesh kohë. Vetëm ti ke të drejtë mor zotëri.

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Ti fol si të duash.

Gazetarja: Unë flas me fakte.

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: E mos u merr me gjëra koti!

Gazetarja: Gjëra koti janë këto e? Zotëri ty të kalon rroga muaj për muaj kurse nënave çfarë rëndësie ka…

Drejtori ISSH-së Xhevit Bushaj: Edhe atyre u ka kaluar, mos ki merak!

Gazetarja: Jo, nuk iu ka kaluar./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Gjenerali që udhëhoqi bombardimet në Siri është fytyra e re e luftës ruse

Gjenerali që udhëhoqi bombardimet në Siri është fytyra e re e luftës ruse

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 22 tetor 2022

Vranësira e ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë deri në 27°C, si parashikohet të jetë moti ditën e sotme
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com