Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me ujin në plazhin e Pish Poros në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale F. B..
Sipas policisë ai ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 12:15, shtetasi F. B., rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.