Një 51-vjeçar në Fier ka humbur jetën dhe dyshohet se shkak është bërë mbytja gjatë ushqimit që po konsumonte. Trupi i pajetë i 52-vjeçarit F.J ndodhet në IML, për kryerjen e ekspertizës.
Po ashtu një qytetar po nga Fieri i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Sheq i vogël”, ku mbeti i plagosur 49-vjeçari K.I, i cili ndodhet në spital nga plagët e marra.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e 2 rasteve./Opinion.al