U përplas nga një makinë, një këmbësor ka humbur jetën në qytetin e Fierit.
Siç raportohet nga polica viktima është 82-vjeçari V.F., i cili u përplas nga automjeti në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari E.D., është shoqëruar në polici për veprime procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.