Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme pranë spitalit “Memorial” në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije se trupi i përket një mashkull, rreth 55 vjeç.-
Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë pikasur rastësisht dhe kanë njoftuar policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës dhe identifikimin e tij , ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.