Në ngjarjen e sapo ndodhur në rrugën Lushnjë-Fier, pranë Kopshtit Zoologjik, ku ka mbetur i vrarë një person dhe është plagosur një tjetër, është përdorur për ekzekutim një armë automatik. Janë ende të paqarta rrethanat dhe identiteti i viktimës dhe personit të plagosur, ndërkohë që ajo që dihet është fakti se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur të djegura dy makina.