Një 63-vjeçar nga Berati i cili kishte dalë për peshkim me një mikun e tij 64 vjec po nga Berati, rezulton i zhdukur.
Të dy po peshkonin në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashishtë në Fier më datë 16 janar, por në rrethana misterioze Engjëll Kanani i ka humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri kallëzim në komisariatin e Fierit.
Me dyshimin se 63-vjeçari mund të jetë mbytur në lumë, për kërkime kanë dalë palumbarët e RENEA-s.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Palumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.