Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fevziu nxehet me Alizotin: Kam 28 vjet, këtu jam unë Zoti i kësaj studioje….

2024/10/17 at 10:10 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fevziu nxehet me Alizotin: Kam 28 vjet, këtu jam unë Zoti i kësaj studioje….

Duke folur për pamjet nga Parlamenti, kur shiheshin qartazi deputetët e opozitës që “kacafyteshin” me gardën Tomor Alizoti në “Opinion” u shpreh se është ndërtuar një formë spektakli.

Ishte pikërisht kjo frazë e cila nevrikosi gazetarin Blendi Fevziu, i cili në debat e sipër tha: “Nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit. Vini këtu dhe i bini medias.”

Blendi Fevziu: Alizoti çfarë po ndodh?

Tomor Alizoti: Me gjithë respektin, kam përshtypjen se e gjitha është ndërtuar në një formë spektakli.

Blendi Fevziu: Në një formë spektakli?! Pse ti do të më tregosh mua se si do ta ndërtoj emisionin.

Tomor Alizoti: Do më lesh të flas apo jo?

Blendi Fevziu: Jo s’të lë të flasësh. Ti fillon të flasësh për mua “është ndërtuar në formë spektakli”. Po pse mo unë e bëra spektaklin? Po çfarë duhet të jap?

Tomor Alizoti: A mund ta them përgjigjen time?

Blendi Fevziu: Jo more nuk mund ta thuash, për sa kohë e nise me mua.

Tomor Alizoti: Por, jo nuk e nisa me ju. Po e them në perceptimin publik, nuk ka të bëjë me ju.

Blendi Fevziu: Ti nuk je perceptimi publik. Ti je person që flet për veten tënde.

Tomor Alizoti: Siç e shoh unë perceptimin publik.

Blendi Fevziu: Po jo more zotëri se nuk mund të thuash si e sheh ti perceptimin publik për emisionin tim. Do të t’i heq këto pamjet, çfarë do të bëj?

Tomor Alizoti: Jo more mos i hiq.

Blendi Fevziu: Hajde këtu ti në vendin tim dhe mbaj fjalim.

Tomor Alizoti: Të lutem zoti Fevziu! Pse e more kaq emocionale?

Blendi Fevziu: E mora se ka një taktikë të vazhdueshme të politikanëve që vijnë dhe intimidojnë gazetarët, “pse jepni këtë dhe nuk jepni këtë”. Unë jap çfarë mendoj unë se pëlqen publiku dhe kam 28 vjet që e jap. Kështu që herës tjetër nise emisionin siç është për t’u nisur, mos e nis me mua.

Tomor Alizoti: Patjetër! Nisa një fjalim, unë nuk besoj se… Ne kemi bërë shumë emisione bashkë…

Blendi Fevziu: Ne jemi edhe miq bashkë, por unë nuk të lejoj që ti ta nisësh emisionin me mua. Jemi miq jashtë pimë kafe, këtu Zoti i kësaj studioje jam unë, jo ti po kushdo qoftë.

Tomor Alizoti: Mbase e ndjeve ti ashtu, por nuk ka lidhje me këtë punë. Unë kur them “perceptimi publik” nuk them në lidhje me ju. I gjithë perceptimi publik sot…Mendimi im, ky është mendimi im, ky është këndvështrimi im, siç e shoh unë mund të jetë edhe gabim. Gjithë perceptimi publik sot në Shqipëri dhe jo tek emisioni juaj e shikon çështjen e demokracisë në Shqipëri si një çështje estetike dhe kjo nuk ka të bëjë me emisionin tuaj, harroje këtë punë. Është një bisedë që po bëjmë, unë po e bëj me koncept, nuk po e bëj në lidhje me emisionin. Pse, sepse në momentin që në një vend nuk funksionon institucioni që është më i rëndësishëm që është Parlamenti, e gjithë media në Shqipëri, nuk po them me dashje, por po them që merret me estetikën e gjërave.

Blendi Fevziu: Kemi bërë emisione pa fund këtu, se çfarë po ndodh në Parlament.

Tomor Alizoti: Nuk është debat mes nesh ky.

Blendi Fevziu: Jo more edhe me median.

Tomor Alizoti: Ky është një debat pricipal që ndodh në shumë demokraci të reja, mos e keqkupto nuk ka lidhje me ne kjo punë.

Blendi Fevziu: Jo kjo mua më kujton një shprehje të popullit “nuk ke ç’i bën gomarit dhe i bie samarit”. Vini këtu dhe i bini medias, po çfarë bën media. Këto janë pamje që i keni publikuar ju në rrjetet sociale! Ne i kemi marrë nga deputetët e PD-së!

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Benzinë apo parfum? Deputetja Hoti i dërgon mesazh sqarues Fevziut

Benzinë apo parfum? Deputetja Hoti i dërgon mesazh sqarues Fevziut

Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Konsumuan alkool toksik, 24 viktima në shtetin indian

Konsumuan alkool toksik, 24 viktima në shtetin indian

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com