Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festivali folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur, Presidenti Begaj: Këtu kënga është institucion

2024/06/09 at 10:03 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Festivali folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur, Presidenti Begaj: Këtu kënga është institucion

Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në festivalin folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, që u zhvillua në Pilur të Vlorës, në sofrën që pret çdo vit këngëtarë, instrumentistë, valltarë dhe krijues nga të gjitha viset shqiptare.

Kreu i Shtetit, në përshëndetjen drejtuar të pranishmëve, artistëve pjesëmarrës dhe banorëve të Pilurit, vlerësoi këtë traditë folklorike të frymëzuar nga “Nderi i kombit”, poeti dhe këngëtari Lefter Çipa, dhe të pasuar nga “Mjeshtri i madh”, poeti tjetër i familjes isopolifonike, Kristo Çipa, i cili çdo edicion sjell grupe të reja polifonike dhe interpretues të rinj.

“Në Pilur kënga është institucion dhe shpirti juaj krijues është një akademi natyrale”, u shpreh Presidenti Begaj ndërsa rikujtoi figurat emblematike të isopolifonisë që, sipas tij, kanë lënë pas një thesar unik të pavdekshëm, një pasuri botërore dhe në këtë mënyrë do të mbeten në kujtesën artistike të vendit, të institucioneve të trashëgimisë dhe të artit kombëtar.

“Talenti dhe forca e madhe interpretuese në mishërim të papërsëritshëm me tekstet e këngëve tuaja kanë ndikuar fuqishëm në formimin e ndërgjegjes patriotike e atdhetare të brezave njerëzorë të këtyre trevave, bregdetit, Himarës, labërisë dhe hapësirës sonë kombëtare”, tha Presidenti i Republikës, i cili e vlerësoi këtë festival si një provë të fisme të vijimit të traditës dhe besnikërisë ndaj trashëgimisë pilurjote.

Veç pasurisë shpirtërore të përcjellë përmes isopolifonisë, Presidenti Begaj theksoi gjithashtu kontributin patriotik të burrave që ka nxjerrë ky fshat ndër breza.

“Ndërgjegjia juaj patriotike, dashuria dhe respekti evident për simbolet dhe vlerat identitare kombëtare janë një shembull dhe krenari për shumëkënd”, deklaroi Begaj.

Kreu i Shtetit u ofroi pilurjotëve mbështetjen e tij për të ruajtur, forcuar dhe trashëguar këto vlera, të cilat janë bërë të ditura botërisht.

 “Jeni ndër të parët që turizmit tuaj malor dhe piktoresk i keni bashkëngjitur edhe vlerën kulturore, atë të riteve dhe të trashëgimisë”,vlerësoi Presidenti Begaj duke iu referuar promovimit që banorët e Pilurit po i bëjnë traditës unike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Ju sugjerojmë

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…
Aktualitet

Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…

7 Korrik, 2025 6:12 pm
Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Rajoni

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Para
Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC

Prodhim dhe shitje droge, arrestohen tre persona e procedohen 9 të tjerë

Prodhim dhe shitje droge, arrestohen tre persona e procedohen 9 të tjerë

Pensionistët afganë bëhen shitës në rrugë

Pensionistët afganë bëhen shitës në rrugë

TE FUNDIT

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
7 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë "arrest...

Lexo më shumë

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik, 2025

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur, pas përmbytjeve të menjëhershme në Teksasin qendror. Sipas BBC, mësohet se përpjekjet...

Lexo më shumë

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
7 Korrik, 2025

Kabinat pa leje në Theth, që janë bërë objekt debati mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës, janë në...

Lexo më shumë

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com