Kreu i LSI njëkohësisht edhe kryeparlamentari Ilir Meta, ka marrë pjesë në festën e organizuar për anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij në qytetin e Korçës.
Së bashku me të kanë qenë edhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe deputeti i zonës, Pirro Kapurani.
Në fotot e publikuara shihet që Meta ka kërcyer së bashku me Gjoshën. Ata shihet të qeshur teksa ja kanë marrë një valleje me shami në duar, shkruan opinion.al.
Ajo që vihet re është se Kryeparlamentari Meta i është përshtatur me së miri ambientit të festave këto kohë dhe shihet teksa ju bashkohen në valle të ftuarve në aktivitet. Po ashtu e njëjta gjë ndodhi edhe pak ditë më parë në Dibër, teksa u pa të festonte dhe kërcente më të rinjtë dibran. /opinion.al