Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka organizuar një surprizë të veçantë për të gjithë turistët dhe udhëtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që përmes një postimi në “Facebook” ka treguar festën që ka përfshirë ambientet e aeroportit dhe udhëtarët.
Mes melodisë klasike dhe këngëve popullore, të gjithë turistët dhe udhëtarët kanë kërcyer dhe festuar me flamujt shqiptarë në duar./Opinion.al