Santa Klaus mund të vizatohet edhe në qiell, ndërsa merr udhëtimin e tij për të shpërndarë dhuratat me rastin e festave të fundvitit.
Video që ka pushtuar rrjetet sociale tregon se si ky dron, i pari në botë i këtij lloji, shndërrohet në një penel ngjyrues.
Përmes nje aparature dhe një Led – i që ndryshon ngjyrat, kompania gjermane “Ascending Technologies” ka nisur të pikturojë në qiell Santa Klausin, kutitë me fjongo të dhuratave dhe pemën, simbolet më të rëndësishme të festave.
Duke fluturuar shpejtësinë dy metër per sekondë, dronit i duhen 10 minuta për të përfunduar secilin vizatim me ngjyrë.
Sipas parashikimeve, parashikohet të blihen 1 milionë dronë në të gjithë botën për Krishtlindje.
Tv Klan