Shtatë persona kanë mbetur të vrarë në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa policia është në kërkim të dyshuarit, Aco Martinovic.
Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendi i ngjarjes dhe numri i viktimave mund të rritet.
Martinovic ka filluar sulmin e dhunshëm në kafenenë “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Për vijesti.me, dëshmitarët kanë deklaruar se brenda lokalit kishte ndodhur një përleshje, pas së cilës burri që po kërkohet ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt viktimave.
Policia ka apeluar për qytetarët e Cetinjit që të mbeten të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
“Po e njoftojmë publikun se ky është një ngjarje situacionale, e cila nuk është pasojë e një konflikti midis grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë emergjente, janë dërguar njësitë speciale të policisë”, thuhet në një njoftim të policisë.
Të gjitha njësitë e disponueshme të policisë janë në terren dhe po kryejnë aktivitete për arrestimin e autorit të krimit.