Djali i këngëtares Çiljeta Xhilaga duket se është një fans i devotshëm i grupit “OTR”. Në një video të postuar prej Çilit në Instagram, Fernando shfaqet duke dëgjuar një këngë të Noizyt ndërkohë që e ndjen mjaft ritmin si dhe njeh më së miri shenjat e dalluaese të këtij grupi.
“Më i vogli OTR, Që e ndjen muzikën ky o zot se kishim dhe Shumë kohë pa dal ke insta mamit”,-përfundon Çilejta. Ndërkohë këngëtarja pritet të publikojë së shpejti klipin e saj në bashkëpunim me Noizyn.