Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fermerët në Shkodër: Për një lopë që kemi në shpi na kërkojnë me hap NIPT

2016/10/28 at 3:56 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët në Shkodër: Për një lopë që kemi në shpi na kërkojnë me hap NIPT

“Një fermer që mjel një lopë te shpia po të mos shkojë të paguajë 60 mijë lekë të marrë një numër NIPT-i, s’mundet me ua shit baxhove qumështin”. Kështu u shpreh një fermer gjatë takimit me liderin demokrat Lulzim Basha në fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe.

Ndërsa një tjetër shrehet: “Subvencionohen nga shteti tre vetë që kanë mbledh sherebelën e gjithë Malësisë së Madhe, e marrin me 150 mijë dollarë e nuk jepet asnjë lek një fermeri”.

Banor: Tri vjet tuj na rrejt në tana format; do uli energjinë elektrike, nga ana tjetër e çon 25 lekë/kilovat energjisë elektrike.

Banor: S’kena as tokë, as nuk mund të mbajmë lopë. Puna është mbyll komplet. Me ça të jetojmë na? Shkoj me marrë një certifikatë, unë s’kam tokë, e më thotë: “Ke me pagu 5 mijë lekë/dynym”.

Basha pasi dëgjoi ankesat e banorëve dhe fermerëve të kësaj zone është shrepur se nuk është zgjidhje kredia kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa.  “Zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa”, vijoi Basha.

“Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci. E vetmja gjë që do të matet do të jetë është prodhimi, kaq prodhim ke kaq subvencion meriton, do të marrësh subvencionin”, premtoi lideri i PD-së.

Ndërsa gjatë takimit me drejtues të strukturave të PD në Malësi të Madhe, zoti Basha përcolli mesazhin e bashkimit. “Në qoftë se dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja”, tha ai, duke patur parasysh edhe përplasjet e forta që ka pasur në PD e Shkodrës.

“Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e Edi Ramës, ata do të jenë pjesë e kësaj familje, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë familje. Askush nuk duhet të ndihet as i paragjykuar, as i mënjanuar, as i përjashtuar”, tha ai, duke çuar një mesazh të drejpërdrejtë tek ata që njihen si mbështetës të Topallit.

Gjatë kësaj bisede, një anëtar, Ramadan Lika, është shprehur: “Unë nuk dhashë kontributin tim në zgjedhjet e vitit 2015 për kreun e Bashkisë dhe për këtë sot u kërkoj ndjesë të gjithëve. Unë jam i gatshëm që sot të japë kontributin tim të pastër. Do të bashkëpunojmë fuqishëm, bashkë me ju derë më derë për të arritur atë fitore që realisht e presin të gjithë”.

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Para
Ja pse duhet të konsumoni vezë me sallatë

Ja pse duhet të konsumoni vezë me sallatë

Guximtari i Gjirokastrës si Xheladin Beu i Kutelit, do sisë të bardha për allatet e tij të vyshkura

Guximtari i Gjirokastrës si Xheladin Beu i Kutelit, do sisë të bardha për allatet e tij të vyshkura

FOTO/ Zgjidhet misteri i kryqit gjigant

FOTO/ Zgjidhet misteri i kryqit gjigant

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
13 Gusht, 2025

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë...

Lexo më shumë

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
13 Gusht, 2025

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com