Fermerët e Maliqit janë ngritur në protestë duke kërkuar zgjidhje nga organet shtetërore për të gjetur treg për prodhimin e tyre që ngelet stok.
Ata janë mbledhur në Kryqëzimin e Libonikut dhe kërkojnë që shteti të ndërhyjë për përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me gjetjen e tregut dhe prodhimet stok.
Fermerët tentuan që të bllokojnë rrugën pa mjetet e tyre por policia nuk i ka lejuar.
Produktet e pa shitura dhe çmimi shumë i ulët për mallrat që ata prodhojnë janë dy arsyet kryesore që kanë çuar në organizimin e këtyre protestave.
Fermerët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria shqiptare për të bllokuar mallin që importohet nga vendet e rajonit, kryesisht nga Kosova e Serbia.