Fermerët e vendit janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar.
Me një pankartë të madhe ata kanë parashtruar kërkesat e tyre, ku kërkojnë: Barazim i TVSH për produktet bujqësore;
Rimbursim për çdo litër qumësht;
Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
Faturë TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit ditën e dorëzimit të produktit;
Subvencionim për produktet organike
Fermerët kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt nëse nuk merren masa për këto kërkesa, duke filluar nga Korça të shtunën dhe në mbarë vendin.