Fermerët e fushës së Maliqit zhvillojnë një protestë në aksin Korçë-Pogradec.
Sipas KlanNews mësohet se fermerët dhe grumbulluesit protestojnë për shkak të mollës që ka mbetur stok.
Sipas tyre situata është tepër e vështirë pasi një pjesë e mirë e prodhimit ka mbetur pa shitur.
Shkak për këtë është edhe fakti se mollët që vijnë nga importi janë me çmim më të ulët, sipas tyre.