Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fermerët ‘bllokada’ me kashtë në Francë, 1 viktimë e dy të plagosur

2024/01/24 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët ‘bllokada’ me kashtë në Francë, 1 viktimë e dy të plagosur

Edhe në Francë kanë vazhduar protestat e fermerëve, ku ka pasur një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. “Një fermere vdiq në një postbllok në një autostradë kombëtare në Tuluzë”, tha presidenti i organizatës së fermerëve FNSEA, Arnaud Rousseau.

“Burri dhe vajza e tij u plagosën rëndë. Të tre ishin me sa duket pas një bllokade të ngritur me kashtë në Pamiers, kur një shofer u përpoq të kalonte barrikadën”, raportoi BFMTV. Makina kishte hyrë në rrugën nacionale pavarësisht një bllokimi rrugor, më pas u përplas në errësirë me bllokadën me kashtë, pas së cilës demonstruesit ishin ulur në një tendë.

Makina më pas rrëshqiti në një rimorkio traktori dhe goditi viktimat. Sipas njoftimit për media, prokuroria nuk mendon se ka pasur paramendim. Tre personat që ndodheshin në veturë u ndaluan.

Pas një takimi midis organizatave bujqësore dhe kryeministrit Gabriel Attal të hënën në mbrëmje, fermerët francezë i zgjeruan protestat e tyre. Në jug të Lionit, sipas prefekturës autostrada e rëndësishme veri-jug A7, pranë Albonit, u bllokua nga rreth njëzet fermerë me traktorët e tyre në të dyja drejtimet gjatë natës.

Autostradat të bllokuara, trafik hekurudhor i penguar

Më parë, hyrja në termocentralin bërthamor Golfech ishte bllokuar nga fermerët në jug të Francës, siç raportonte gazeta “La Dépêche du Midi”. Pranë kufirit spanjoll, afër Perpignan-it, fermerët pushtuan një kabinë për pagesat në autostradë.

Në zonën e Tuluzës në Francën jugore, sipas autoriteteve kanë vazhduar bllokadat e disa autostradave. Autostrada Bordeaux për në Spanjë u bllokua në të dy drejtimet në Bayonne, jo shumë larg kufirit.

Trafiku hekurudhor midis Bordosë dhe Tuluzës mbetet gjithashtu i bllokuar nga fermerët protestues. Operatori hekurudhor SNCF raportoi zjarre pranë shinave. Fermerët ndezën zjarre me fuçi në stendat e tyre të protestës.

Protestat u zhvilluan të hënën edhe në Alsace, në kufirin franko-gjerman pranë Lauterbourg-ut. Fermerët francezë bllokuan me fermerët gjermanë urën e një rruge departamenti që lidh Gjermaninë me autostradën A35, që ndodhet në bregun e majtë të Rinit, në drejtim të Strasburgut, siç raportoi gazeta “Les Dernières Nouvelles d’Alsace«”.

Protesta e fermerëve francezë fokusohet tek rregullat e tepruara, gjendja e të ardhurave, tek kostot e energjisë dhe, si në Gjermani, tek çmimi i naftës bujqësore. Në rajonet jugore, furnizimi me ujë i fermave po kthehet gjithashtu në problem në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike./DW

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Trafikonin armë në Tiranë, arrestohen 3 persona! Gjendet një kallashnikov dhe…

Trafikonin armë në Tiranë, arrestohen 3 persona! Gjendet një kallashnikov dhe...

E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

Ish-efektivi i RENEA-s u vetë-plagos me armë zjarri në Tiranë, reagon Policia

Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com