Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ferhat flet për Aslin: Tani e kam kuptuar sa vlera ka ajo për mua

2018/06/06 at 5:26 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Ferhat flet për Aslin: Tani e kam kuptuar sa vlera ka ajo për mua

Në një intervistë që kanë dhënë së bashku Birce Akalay (ASLI) dhe Ibrahim Çelikkol (FERHAT) kanë folur rreth dashurisë bardhë e zi të personazheve të tyre. Çfarë ndodh kur bashkohen këto dy ngjyra të ndryshme? Kur bashkohen dy njerëz të ndryshëm? Sa mund ta shndërrojë dashuria një njeri?


Jeni një nga çiftet më të zjarrtë të ekranit. A njiheshit më parë ju të dy?

Birce Akalay: Nuk do të thosha të zjarrtë, por të përputhshëm më saktë. Për të nxjerrë klipin e filmit kemi kërcyer tango. Tangoja është kërcimi që kërkon përputhshmërinë më të madhe në gjithë botën. Edhe pse nuk e njihnim aspak njëri-tjetrin, me ndihmën e koreografëve tanë, Erdal dhe Nora, arritëm të nxirrnim një klip të bukur. Nuk e them këtë sepse Ibrahim është partneri im në film, por ai është vërtet shumë i përshtatshëm për rolin dhe shumë i talentuar. Shpresoj që të festojmë shumë arritje së bashku.

Çfarë mund të thoni rreth njëri-tjetrit?

Ibrahim Çelikkol: Birce ka shumë energji, ka një zemër të bardhë, nuk ka ego, argëtohemi shumë bashkë. Kemi shumë energji dhe në ekran përshtatemi shumë mirë së bashku. Nuk e paskam kuptuar më parë se sa shumë vlerë paska Birce për mua! (qesh)

Birce Akalay: Ibrahimin po e njoh këtë periudhë. Tani për tani mund të them se është shumë i përkujdesur, i sinqertë, punon fort, i gjallë, i jep shumë rëndësi të gjithë ekipit dhe njerëzve të dashur, një njeri që më bën të qesh, një mik i dashur.

Ç’mendim keni ju për mesazhin që po tenton të përcjellë kjo telenovelë “Dashuria mund të pastrojë gjithë ligësitë”?

Birce Akalay: Ka shumë rëndësi lloji i ligësisë. Pak a shumë si gënjeshtra e zezë apo e bardhë, kështu është edhe ligësia… ka disa ligësi që as dashuria nuk i pastron dot, ndërsa disa të tjera i pastron shumë mirë.

Ibrahim Çelikkol: Dashuria nis me ekzaltim të madh duke mos menduar fare për ligësitë që kanë ndodhur në të shkuarën, duke i mohuar ato. E shkuara edhe mund të pastrohet, por duhet një premtim se e ardhmja do të jetë e bardhë, duhet të sigurohet një vijimësi.

Sipas jush, çfarë fuqie ka dashuria? Si mund ta tregoni ju dashurinë?

Ibrahim Çelikkol: Po të kthehemi pas në histori prej dashurisë ka nisur lufta, janë shkatërruar shtete. Kaq fuqi të madhe ka dashuria.

Birce Akalay: Dashuria nuk mund të përshkruhet si forcë. Dashuria është naive. Ndihemi të fuqishëm vetëm sepse emocionet janë shumë të forta dhe duke pasur dashurinë ndihemi si pronarë të gjithçkaje. Nuk do ta quaja dashurinë si një forcë fizike. Është bukur të jetosh dashurinë, njeriu bëhet më i thellë. Nuk do të më pëlqente ta mendoja dashurinë në ndonjë formë tjetër. Është një luftë e fortë. Unë jam e dashuruar me ekzistencën time dhe kjo lloj dashurie është më e vyera.

Po të provojmë të ndryshojmë vendet, a mund të bëhet e bardha e zezë?

Ibrahim Çelikkol: Po the fjalën dashuri ka vetëm bereqet, lulëzim, bukuri, riprodhim, ngjyra… Ndonjëherë është e lodhshme, por nuk duhet humbur kurrë ekzaltimi.

Birce Akalay: Po, mund ta bëjë edhe këtë. Kur dy njerëz bëhen së bashku ata marrin dhe japin te njëri-tjetri. Dy njerëz po aq të ndryshëm sa e bardha dhe e zeza mund të dashurohen dhe me kalimin e kohës kjo dashuri e tyre mund të mbushet me ngjyrë. Mjafton që këto ngjyra të reja të jenë në sfondin e një dashurie të vërtetë. Nëse nuk ka dashuri ky ndryshim do të jetë i përkohshëm dhe në fund secili do të rikthehet në ngjyrën e tij të mëparshme.

Po ju sa të bardhë dhe sa të zinj jeni?

Birce Akalay: Jam një miksim i të dyjave. Ka disa çështje ku ose jam e bardhë ose jam e zezë dhe nuk ka asgjë tjetër në mes, por shumicën e herëve jam një gri. Jam harmonike. Ndonjëherë mund të ndryshoj aq shpejt ngjyrë sa s’ua pret mendja.

Ibrahim Çelikkol: Dikur isha më i prerë, njësoj si e zeza me të bardhën. Por me kalimin e viteve njeriu mëson nga eksperiencat e jetës. Fillon të përqafosh grinë.

Birce Akalay, a keni përjetuar edhe ju një histori të tillë dashurie që duket sikur të pastron nga mëkatet e të shkuarës?

Po sigurisht, pse ju jo?

Le të themi që nuk e kam pasur atë shans…

Atëherë po ta shpjegoj kështu, dashuria është si ilaç. Unë jam e dashuruar me ekzistencën. Zgjohem çdo ditë duke u ndjerë mirënjohëse që jam gjallë, mundohem të lë pas çdo gjë nga e shkuara dhe të eci e pastër në të ardhmen. Le të jetojmë të sotshmen, sepse mbase nuk do ta kemi një të nesërme. Duhet të jetosh gjithmonë me dashuri në zemër.

Ju kemi parë që shpesh në rrjete sociale jepni mesazhe të mëdha rreth problemeve sociale, a mendoni se keni fuqi për të ndryshuar botën?

Përpiqem ta përdor profilin tim për të ngritur çështje që pak preken në media. Është interesante se si njerëz që nuk i ke takuar kurrë ballë për ballë preken nga fjalët e tua dhe mendojnë njësoj si ti. Nuk nguroj të ndaj mendimin tim për çështje të ndryshme. Vetë televizioni është mënyra më e mirë për t’i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen.

Çfarë mendimi keni për pozitat e femrave në shoqëri?

Jam shumë e inatosur. Mallkoj në sallonin e shtëpisë sa herë lexoj lajme për dhunimin e grave dhe të moshuarave. Çdo ditë dëgjojmë lajme të tilla. Nuk e kuptoj ç’po ndodh me njerëzit. Ka humbur humanizmi dhe kjo është pjesa që më tremb më shumë.

 

 



Ju sugjerojmë

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Para
Inter i kërkon Tottenham shkëmbimin Joao Mario-Moussa Dembele

Inter i kërkon Tottenham shkëmbimin Joao Mario-Moussa Dembele

Degradon sherri/ Moderatorja e çon në Polici ish-banoren e Big Brother, Gerta: Ku**ë në shpirt

Vazhdon sherri mes tyre, Dasara i nxjerr mesazhet Gertës së Big Brother

Fundi tragjik i vajzës që denoncoi policinë, lidhja intime me vëllanë e të ekzekutuarit në Vlorë

Fundi tragjik i vajzës që denoncoi policinë, lidhja intime me vëllanë e të ekzekutuarit në Vlorë
















TE FUNDIT

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
22 Gusht, 2025

Objektet e kultit në Shqipëri nuk gjejnë qetësi as nga zjarret dhe as nga njerëzit. Vendet ku adhurohet Zoti kthehen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
22 Gusht, 2025

Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari
22 Gusht, 2025

Ushtria ukrainase goditi përsëri stacionin e pompimit të naftës Unecha, një pjesë kritike e tubacionit të naftës Druzhba të Rusisë...

Lexo më shumë

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti
22 Gusht, 2025

Shtyu bashkëshorten në tentativë vetëvrasje si pasojë e dhunës që ushtronte në familje, shpallet në kërkim i moshuari i dyshuar....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com