Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Feministja angelze: Blerja e seksit të kriminalizohet, ndërsa shitja të dekriminalizohet

2023/03/23 at 2:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Feministja angelze: Blerja e seksit të kriminalizohet, ndërsa shitja të dekriminalizohet

Julie Bindel, gazetare dhe aktiviste radikale feministe e njohur angleze ka shkruar një material mbi trafikimin seksual të vajzave dhe grave, I cili fatkeqësisht vazhdon të ndodhë edhe në ditët e sotme dhe pse jetojmë në një kohë moderne.


Ajo e cilëson trafikimin seksual si një nënprodukt të pashmangshëm i të ashtuquajturës “industri seksi” dhe e krahason atë me kancerin e mushkërive i cili sipas saj është nënprodukt i industrisë së duhanit.

“Trafikimi seksual është një nënprodukt i pashmangshëm i të ashtuquajturës “industri seksi” sic mund të quajmë edhe kancerin e mushkërive një nënprodukt të industrisë së duhanit. Për sa kohë që është e ligjshme që burrat ta blejnë seksin, një numër i madh grash dhe vajzash do të vazhdojnë të viktimizohen nga trafikantët në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet ku ekziston varfëria ekstreme, por jo vetëm.”

Bindel akuzon trafikantët dhe personat specifikë, që prostitucionin si dhe trafikimin e shikojnë si një punë, nga e cila gjenerojnë të ardhura.

“Natyrisht, ata që përfitojnë nga prostitucioni dhe mbështetësit e tyre argumentojnë të kundërtën, duke akuzuar aktivistet feministe si unë, për ekzagjerim të numrit të viktimave të trafikimit në industri ose shkallën e abuzimit dhe dhunës që ata durojnë. Ata pretendojnë se prostitucioni nuk ndryshon nga çdo lloj tjetër pune dhe argumentojnë se krimi i trafikimit të seksit nuk është domosdoshmërisht i lidhur me tregtinë “ligjore” të seksit dhe për këtë arsye duhet të trajtohet si një problem më vete.”

Përballja e parë që ajo ka pasur me këtë lloj krimi, ka qenë pikërisht në shtetin tonë Shqiptar. Ajo tregon se si në vitet 90’ përvec luftës dhe krizës së vazhdueshme ekonomike , po trafikoheshin një numër mjaft i madh i vajzave dhe grave shqiptare.

“U ndesha ballë për ballë me krimin e urryer të trafikimit të seksit për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998. Në përpjekje për t’u rikuperuar nga një luftë e përgjakshme civile, ndërsa në një gjendje krize të vazhdueshme ekonomike, vendi ballkanik ishte një parajsë e trafikantëve. Një numër i madh grash dhe vajzash po transportoheshin në Itali, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar për të “punuar” në industrinë e seksit. Bandat kriminale dhe “sipërmarrësit” po i trajtonin vajzat dhe gratë vulnerabël si “mall” dhe ua shisnin ato tutorëve dhe pronarëve të bordellove. Këto gra, shpesh të perceptuara gabimisht si pjesëmarrëse të gatshme në tregti, nuk kishin asnjë mjet apo rrugëdalje të lehtë për të dalë nga realiteti i tyre i dhunshëm.”

Pavarësisht viteve që kalojnë Bindel thotë se asgjë nuk ka ndryshuar, për këtë bën fajtorë edhe uniformat blu pasi sipas saj janë treguar të paaftë në lidhje me këtë problem.

“Pak ka ndryshuar në dy dekada që nga ajo kohë. Pavarësisht se organizatat dhe qeveritë ndërkombëtare kanë hedhur qindra miliona dollarë për problemin, trafikimi seksual sot mbetet po aq i përhapur sa ishte në vitin 1998. Një arsye e mundshme, siç ndodh shpesh me krimet që synojnë në masë të madhe gratë si dhuna në familje ose përdhunimi, është paaftësia e policisë.”

Si një aktiviste prej kohësh dhe femër në rradhë të parë, ajo dëshiron t’I japë një zgjidhje problemit. Bindel cilëson “Modelin Nordik”  si një zgjidhje të trafikimit dhe prostitucionit.

“Si shumë feministe të tjera që dëshirojnë t’i shohin fundin blerjes dhe shitjes së trupave të grave, unë mbështes atë që njihet si “Modeli Nordik”. Sipas kësaj qasjeje ndaj prostitucionit, blerja e seksit kriminalizohet ndërsa shitja e tij dekriminalizohet. Ajo ka dëshmuar se është efektive në reduktimin e trafikimit të grave dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në vende dhe kontekste të ndryshme sociale. “

Modeli Nordik ka ekzistuar në Suedi që nga viti 1999 dhe më pas është zbatuar në Norvegji, Francë, Irlandën Veriore, Republikën e Irlandës, Kanada dhe Izrael me sukses të konsiderueshëm./Opinion.al

Etiketa: femerJulie Bindelseks


Ju sugjerojmë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Para
KAS shqyrton ankimimin e Berishës! Nuraj:Keni marrë një vendim koti,çregjistroni Alibeajn

Alibeaj i regjistruar për zgjedhjet e 14 Majit, KAS rrëzon ankimimin e grupit të Berishës

Aktakuza nga SPAK, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

Aktakuza nga SPAK, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

“Ka mbi 100 telefonata me Dumanin”,Berisha-Ballës: Sa e pagove për të shpëlarë…

Berisha nga Kuvendi: Ahmetaj i lidhur me Mërtirin dhe Zoton, përgjegjës për inceneratorët
















TE FUNDIT

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
31 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në urimin e tij për Vitin e Ri, su shpreh se 2026 "është viti...

Lexo më shumë

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
31 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com