Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fëmijët rekrutohen për drogë”, shefi i policisë në Britani:Shqiptarët po përdoren nga…

2022/12/13 at 1:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fëmijët rekrutohen për drogë”, shefi i policisë në Britani:Shqiptarët po përdoren nga…

Emigrantët ilegalë që jetojnë në hotelet e azilit dhe shtëpitë e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar janë në shënjestër të bandave kriminale, ka paralajmëruar një shef i policisë britanike.

Mediat e huaja shkruajnë se, emigrantët, shumica e të cilëve mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin e La Manshit me gomone, po rekrutohen nga bandat për t’u përdorur më pas si “ushqim për top”.

Zbulimi u bë si pjesë e një hetimi mbi bandat që qëndrojnë pas rrjetit më të madh të krimit të falsifikimit në Britani, të drejtuar nga Mançesteri, Anglia veriperëndimore.

Grupet, të lidhura gjithashtu me trafikun e njerëzve dhe drogën, besohet se përbëjnë më shumë se gjysmën e tregtisë së mallrave të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar prej 8.6 miliardë £ në vit.

Stephen Watson, shefi i policisë së Mançesterit, tha se bandat po shfrytëzonin emigrantët duke i përdorur ata për punë të paligjshme.

“Duhet të jemi të qartë se ka njerëz vulnerabël që bëhen më të prekshëm, por ka edhe disa personazhe mjaft të dyshimtë që janë “rrënjosur”  mes krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne duhet t’i çrrënjosim dhe t’i heqim ato,” tha ai për Daily Telegraph.

“Shpirtrat e gjorë që po shfrytëzohen bëhen mish për top për grupet e krimit të organizuar. Ata bëhen burim i punës, të pafuqishëm, duke u kthyer në viktima dhe më pas sjellin edhe të tjera viktima”. “Ata ka të ngjarë të bëhen njerëz të dëmtuar dhe kriminelë të ashpër si dhe barrë neto për shtetin për pjesën tjetër të jetës së tyre”, tha shefi i policisë së Manchester.

Watson nisi Operacionin Vulcan për të goditur bandat këtë vit. Ekipi i tij ka zbuluar se anëtarët e bandës po paguajnë emigrantët e rinj dhe të rritur nga 10-20 paund në ditë për të vepruar si vëzhgues ndaj policisë dhe për të shpërndarë drogë.

Më shumë se 40,000 azilkërkues po strehohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në hotele me një kosto ditore prej 7 milionë paund.

Këtë muaj u zbulua se dhjetëra fëmijë refugjatë janë zhdukur.

Në Kent, Anglia juglindore, u zbulua se pothuajse një e pesta e fëmijëve refugjatë shqiptarë janë zhdukur.

Këshilli i qarkut Kent mori 197 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria në periudhën janar-31 tetor të këtij viti dhe, prej tyre, 39 janë të zhdukur.

Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme, po propozon të përshpejtohet deportimi i emigrantëve shqiptarë.

“Është e qartë se në disa raste ka lidhje të forta midis bandave të organizuara kriminale dhe migrantëve të paligjshëm,” tha Zyra e Brendshme. “Kjo është arsyeja pse kjo qeveri po punon për opsionet për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve të njerëzve dhe për të siguruar që ne të ndalojmë fluksin e varkave që kalojnë Kanalin.”

Më shumë se 40,000 azilkërkues, të të gjitha kombësive, kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit deri më sot. Nga këta 11 mijë ishin shqiptarë.

Vetëm 800 shqiptarë kanë mbërritur me anije gjatë gjithë vitit të kaluar./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

8 Janar, 2026 1:00 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin
Politikë

Çështja “Balluku”, Bardhi: Po përgatisim padinë në SPAK për Peleshin

8 Janar, 2026 12:45 pm
Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, jepet urdhër evakuimi dhe për banorët e fshatit Ferras

8 Janar, 2026 12:42 pm
Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës
Aktualitet

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

8 Janar, 2026 12:20 pm
Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët
Aktualitet

Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

8 Janar, 2026 12:17 pm
Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës
Aktualitet

Moti i keq, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Novoselës

8 Janar, 2026 12:11 pm
Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Para
Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë

Britania sanksionon ushtarakë rusë dhe kompani të dronëve iranianë

Balluku-qytetarëve: Kurseni energji, e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800kWh

Balluku-qytetarëve: Kurseni energji, e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800kWh

Si do të realizohet largimi i emigrantëve shqiptarë? Sunak: Ja plani me 5 pika

Si do të realizohet largimi i emigrantëve shqiptarë? Sunak: Ja plani me 5 pika

TE FUNDIT

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
8 Janar, 2026

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
8 Janar, 2026

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave. Mësohet se...

Lexo më shumë

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
8 Janar, 2026

Edhe nga konferenca e kësaj të enjteje, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria të shpallë gjendjen e...

Lexo më shumë

SHBA tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
8 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, që administrata i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com