Fushatës për rikthimin e Lionel Messit në kombëtaren e Argjentinës, i është bashkuar edhe një fëmijë 7 vjeçar.
Luchy 7 vjeçar i cili vuan nga tumori në kokë, i ka kërkuar idhullit të tij që të mos dorëzohet, dhe të kthehet te kombëtarja për kualifikimet për botërorin e Rusisë të vitit 2018.
Fëmija i cili ka dy vite që vuan nga një tumor shumë i rëndë, ku ka kryer edhe dy operacione, ka veshur një fanellë të Argjentinës, dhe me një mesazh që mban në duar, i është drejtuar Messit, transmeton Indeksonline.
“I dashur Messi, unë nuk po heq dorë edhe pse jam i vogël, a duhet të heq dorë dikush që është i madh si ti. Të dua, Luchy”, shkruhet në mesazhin e fëmijës 7 vjeçar, i cili sipas së ëmës së tij, është një fëmijë shumë luftëtar, dhe nuk po i dorëzohet sëmundjes që ka.