Ditën e sotme seanca plenare drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila e nisi punën me thirrje për opozitën.
“Sjellja juaj sot do të duhej të ndryshonte në respekt të dy ditëve të rëndësishme, siç është festa e mësuesve dhe festa e gruas”,-tha ajo.
Po deputetët e opozitës vazhdojnë me aksionin dhe janë rreshtuar para foltores me pankarta dhe zhurmues, duke shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit./Opinion.al