Aktorja kryesore e serialit “Rrahje Zemre”, Oyku Karayel, po avancon në rrugën e saj drejt martesës me këngëtarin e njohur turk, Can Bonomo.
Sipas “Hurriyet”, Bonomo i ka propozuar për martesë aktores së dashur gjatë pushimeve në Venecia fundvitin e kaluar.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme çifti i dashuruar prej shumë kohësh është fejuar në një ceremoni të vogël familjare.
Karayel, e cila njihet për rolin e Eylylit në serialin “Rrahje Zemre”, pritet të martohet në muajin qershor.