Viti i Ri 2016 duket se ka troktur me lajme të gëzueshme për trashëgimtaren e Top Channel, vajzën e dytë të Dritan Haxhës. Pas pushimeve që Sara ka kaluar së bashku me partnerin e saj, Ledion Liço në Maldive dhe Monte Carlo, çifti ka preferuar të zyrtarizojë lidhjen , duke e kurorëzuar me fejesë.
Vetëm pak orë më parë Sara ka postuar një foto ku tregon dorën e saj me një unazë rrëzëllitëse në gishtin e fejesës.