Për kryeministrin Rama, ka ardhur koha që shkollat publike të hapin dyert për njohjen e besimeve fetare.
Në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman për ditëlindjen e profetit Muahmet, Rama u shpreh se projekti i qeverisë nuk cënon laicitetin e shkollës.
“Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit, por në forcimin e themeleve të kulturës laike, e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm”, deklaroi Rama.
Sipas kreut të ekzekutivit, shkolla publike duhet të jetë një hapsirë njohesë jo vëtëm për shkencat, por edhe për fenë.
Rama tha po ashtu se tekstet janë hartuar në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me komunitetet fetare në vend.